Zhvillime të reja sa i takon ngjarjes së djeshme në ndeshjen derbi në Kategorinë e Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës, ku pati dhunë fizike masive nga lojtarët e Këlcyrës ndaj gjyqtarit Paço.
Me qindra tifozë të Këlcyrës se kanë bllokuar rrugën, dukë kërkuar të lirohen sa më parë futbollistët e arrestuar për dhunën nga Policia e Përmetit.
Ata e akuzojnë arbitrin Alvi Paço se ka marrë rryshfet nga ekipi i Përmetit për atë ndeshje dhe e ka bërë denoncimin pas dhunës, për të fshehur një gjë të tillë.
Policia e Përmetit ka arrestuar lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberaj, Andi Hina dhe Meleq Xhakollari.