Derbi i Manchester-it mes United dhe City luajtur mbrëmë në “Old Trafford”, fituar nga “qytetarët” me rezultatin 2-1, ka degjeneruar në një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve të dy ekipeve.
Mediat britanike raportojnë se pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat zhveshjes ka patur incidente, ku janë përfshirë rreth 20 persona.
Të dëmtuar kanë dalë zv.trajneri i City, Mikel Arteta (është goditur mbi vetull) dhe trajneri i United, Jose Mourinho, shkruan Telesport.
Duket se gjithçka nisur kur Jose Mourinho ka shkuar në dhomat e zhveshjes së skuadrës së City, për t’u kërkuar lojtarëve të ulin zërin pas festimeve, por aty ka nisur një debat me portierin Ederson.
Dy portugezët janë kapur me fjalë mes tyre dhe mendohet se aty ka fluturar një shishe plastike, që ka goditur në kokë trajnerin e United.
Në këto momente mendohet se është dëmtuar edhe Arteta, zv.trajneri i City.
Mediat britanike shprehen se në adresë të Mourinho është hedhur ujë e qumësht gjatë kohës që ka qenë duke debatuar dhe më pas është larguar, duke u rikthyer qetësia.
Mes protagonistëve të sherrit është edhe sulmuesi i “djajve të kuq” Romelu Lukaku, ndërkohë që për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë si forcat e rendet ashtu dhe disa “steward” që ndodheshin aty pranë.(TemA)