Përplasja fatale e Berishës me Ramën, Trebeshinën e Danin dhe deklarata e Ramës: Enveri na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë

12 Dhjetor 2017, 11:37Politika TEMA
Përplasja fatale e Berishës me Ramën, Trebeshinën e Danin

Kur disa ditë më pare, Kasem Trebeshina ndërroi jetë, u publikua një episode interesant mes tij e Sali Berishës, në dhjetor 90 -janar ’91.

Ky episode është kujtuar dhe nga regjisori Saimir Kumbaro, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të PD-së.

Pjesë nga postimi i regjisorit:

Janar 1991. Drejtuesit e PD- se me ngarkuan edhe mua te organizoja nje miting te institucioneve artistike ne hyrje te stadiumit ” Qemal Stafa”. 

U nisa me motorinon time si lajmes dhe te njoftoja sa me shume njerez qe te mblidheshin ne sheshin para stadiumit.

U nisa drejt shtepise se Ardian Klosit dhe trokita.

Hyra brenda dhe gjej aty Kasem Trebeshinen, Danin dhe Edi Ramen.

U shpjegova shkakun se perse kisha ardhe dhe qellimin e mitingut.

Pasi me degjuan pa hezitim pranuan pjesemarrjen dhe secili te mbante nga nje fjale para popullit.

Me kujtohet qe ne shesh pati edhe nje konflikt mes Sali Berishes dhe treshes qe do mbante fjalim.

Kasem Trebeshina u fye dhe nuk e zgjati.

“Demokracia paska lindur e vdekur”, tha dhe iku.

Edi dhe Dani nuk u terhoqen.

Maje shkalleve secili mbajti fjalimin e tij aq te nevojshem per te trembur friken.

Me kujtohet kur Rama tha: Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë” .

Turma u ndez.

Me pas foli Azemi, Mevlani, Marku, Rexhepi etj.

Gjynah qe ky eveniment nuk u filmua nga TVSH.

Ndoshta materiali ekziston ne arkivin e Ministrise se Brendeshme”. (TemA)

7 komente në “Përplasja fatale e Berishës me Ramën, Trebeshinën e Danin dhe deklarata e Ramës: Enveri na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë”

  1. Kevin says:

    Perse gjith shefat e politikes shqiptare ne vitet 90 mbanin kapotat e bardha

    1. tarasi says:

      Donin te tregonin , qe ishin ndryshe nga te tjeret , te ishin te vecante , ne Sarande u doli per keq veshja e tyre , pasi plasi sheri huri i madh ata u munduan te fshieshin por qe e pamundur , dalloheshin nga kapardinat e bardha , i gjente kollaj populli qe nuk i kish honepsur akoma , Arben Imami ka ngrene hurin e shekullit , ua grisen dhe kapardinat dhe iken si zhapinj andej ketej . ………… estrade hesapi

  2. fshatari pafshat says:

    Pune koqesh, njerzish pakoqe.

  3. fshatari pafshat says:

    Pune koqesh, njerzish pakoqe edhe sot 27 vite.

  4. 17nentori says:

    Kjo puna e kapotave te bardha ishte pune besytnije!
    E besonin demek si uniforme, demek te organizuar, demek te paster, si e kishin demek komunistet yllin, keta u kapen demek me pardesyte!
    Pune demeku ishte e gjitha. Kishte dale macja nga shtepia dhe minjte visheshin me te bardha qe demek nuk do bejne zarar!

  5. Haka Tekizoti says:

    Sajmir Kumbaroja është një bythlëpirës i pakonkurrueshëm. Këtë zanat qensh e ka përsosur në sistemin e kaluar. Vini re kur e hedh në treg “faktin” që di: pikërisht kur Sala është buzë varrit dhe kur Edi është atje ku ishte Sala kur s’ia mbante bytha këtij bythlëpirësi të bënte denoncime të tilla. Fytyra të neveritshme.

  6. Zigur Qarri says:

    Ata qe perfituan me shume dikur,jan “kundershtaret”me te eger te Enver Hoxhes sot.
    Fakti,qe te gjith pordhitikanet “e Demokracise”,qeverisin po me te njejtat metoda si Zeusi i kuq,
    tregon edhe hipokrizine e llumit te pordhitikes shqiptare,qe vetem emertimet kan ndryshuar.
    Edhe Rama nuk ndryshon nga Berisha,Nano,Pashko e te tjere.
    “Të rrojë partia dhe xhaxhi Enver”, zbulohet kartolina intime e Edi Ramës
    http://lajmexpress.org/te-rroje-partia-dhe-xhaxhi-enver-zbulohet-kartolina-intime-e-edi-rames/

    Enveri
    Dje i lëpinin këpucet.
    Na u neverit dheu ynë.

    Sot,së largu,e pshtyjmë.
    Pështyma i bie tek këpucët

    si ajo e një llustraxhiu.
    Dheu ynë na neverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje