Nga Alma Nikolli
Si për shumë gjëra të tjera, ndoshta edhe për Vitin e Ri e ka fajin komunizmi. Duke zhdukur çdo festë fetare, regjimi totalitar “lulëzoi” mbrëmje si ajo e 31 dhjetorit. Të fajësosh për festim është paksa absurde, megjithatë të shumtë janë ata që refuzojnë të gëzojnë për hir të një kalimi normal nga një vit në tjetrin, duke marrë parasysh që vetë viti është një term konvencional.
Nejse.
Larg zbukurimeve moderne a postmoderne, dua të flas për kohën kur njerëzit kishin nevojë për fundvitin që të qeshnin, a të hanin një portokalle.
Na ishte njëherë…
Tik-tak ore kishte, por jo alarm. Kënga e gjelit mjaftonte që fëmijët të hidheshin nga krevati për të vrapuar te oxhaku, pasi kishin sistemuar batanijet në shtrat, normalisht. Një copë bukë në dorë dhe vrap në mal për të prerë bredhin. E shkundnin nga dëbora lumturisht dhe drejt e në shtëpi.
“Vidhnin” një kusi dhe siguroheshin që bredhi të mos lëvizte. Nga pesha nuk do kishte si, se pak pambuk do vendosnin mbi të, ama mund ta rrëzonte era kur hapej dera.
Sfida e radhës ishte për të gjetur pambuk. Infermierët nëpër fshatra ishin heronjtë. Përherë do të kishin pak dëborë të pambuktë për të vegjlit këpucëshqyer.
Jashtë ishte një “gju” dëborë, ama brenda mbi bredh mezi mblidheshin ca grimca pambuku. Në vend të dritave shumëngjyrëshe, cepat e dhomave zbukuroheshin me letrat e famshme ngjyra-ngjyra. Një gërshërë, ca fije të prera hollë që ngjiteshin me njëra-tjetrën me brumë dhe ja ku u stolis shtëpia.
Ngrohtë, ngjyra, hare dhe ndonjë program humoristik në televizor, kaq u mjaftonte fëmijëve e të rriturve mbrëmjen e 31 dhjetorit. Mollët dhe portokallet ishin kënaqësi më vete. Dhe pastaj gjumë. Nuk ekzistonte fjalia “deri në 12 me të shpisë, pastaj me shoqninë”. Nuk kishte orë 00:00 dhe fishekzjarre, jashtë ishte vetëm një qen që për hir të Vitit të Ri kafshonte ca kocka.
Më fatlumët vishnin një palë çorape të reja mëngjesin e 1 janarit, kurse të tjerët prisnin datën 2, 3, 4, 5, 6, 7, a 8 për të rinisur jetën ngjyrapak, me sofra pa portokalle mbi të.
Kurse tani e dini vetë. Pjesa më e madhe urrejnë urimet klishe, kartolinat që nuk dërgohen më, portokallet, njerëzit, Vitin e Ri. Jo pak miq virtualë ankohen vazhdimisht për mesazhe uruese “copy-paste”. Ankohen për bakllavanë, apo për rrëmujën në qytet. S’e di pse por më duken si ai xhuxhi nevrik i Borëbardhës, që vetëm fytyrën kishte të trishtë, ndërsa në zemër i ndizeshin drita.
E di që tani bredhat quhen pemë, se janë artificiale dhe zgjasin me vite.E di që pambuku mungon prapë nëpër spitale, ama për në pemë do gjendej kollaj, ndoshta prej faktit se askush nuk e do më. E di se portokallet nuk kanë më aromë e ngjyrë, shërbejnë vetëm për të zbukuruar tavolinën.
E di se blerja e një palë çorapeve duket qesharake, në një kohë kur qendrat tregtare kanë bërë ulje “drastike”. Ama ajo që di me shumë siguri është se njeriu ka përherë nevojë të gëzojë e të festojë. Dhe nëse tani refuzon ta bëjë ndodh sepse nuk di më t’i gëzohet kënaqësive të vogla të jetës. /27.al
ラブドール 新しいシノドールプレミアムコスメティックスの選択肢がここにあります!新登場160cmリーズナブルなシリコンダッチワイフインスタレーションダッチワイフを手に入れて58歳のおじさんがダッチワイフに夢中
ラブドール かわいい バイヤー産業施設ダッチワイフ写真BROOKE– 155 CM | 5 '1 "-DCUP-YLドール
????????
E vertetë gezonim shumë në ato vite.
gezoshit ju dhjefsha trunin e perdhunum nga enver hoxha…se skishit i mut me honger ..pranej ju shijote portokalli..sic thote kjo pidhbudallaqja
Mos more Viti i Ri ishte atehere ku kishte skamje ??? Ikni festoni ne kore te veriut dhe nxirrni mallin e asaj kohe. Nese rrini aty nuk beni keq. Gezuar Vitin e Ri
Erl, po nuk e ke rrojt ate kohe, mos komento kot per gjera qe as i ke pare dhe as i kupton.
Nuk kemi asnje mall per ate kohe, por nuk mund ta mohojme qe edhe ajo kohe kishte momentet e saj te bukura, dhe qe njerezit i kunderviheshin skamjes me vyrtyetet e tyre njerezore dhe dashurine per jeten. Sot vyrtytet i ka pushtuar “mola” e parase, dhe dashuria per jeten po kthehet ne etje per pasuri.
Kete aludon shkrimi, madje eshte treguar ca i padrejte me kohen e komunizmit, sepse oret kishin alarm (te tmerrshem madje), ndonje fishekzjarre digjej dhe pas mesit te nates njerezit dilnin edhe xhiro (kur qellonte kohe e mire) ose shkonin tek familjaret e tyre e festonin ose luanin me letra.
Viti ri kish lezet ne komunizem e ndoshta e vetmja dit qe kish munsi te haje mir e te pije mir,ne kapitalizem per ata qe kan Mani esht per dit viti i ri!
Pra viti i ri kish lezet vetem per fukaran?
NUK e di çfar do te tregosh me kte shkrim , por mjaft i bere rreklam jetes se bukur qe beni sot , se po beheni te pa kuptushem , ktej merrni rruget e kurbetit per te siguruar buken ktej na tregoni histori si ishte nje her , mpegjithate ti ke mendimin tend e flet per jeten e fshatit se ate e njeh me mir ndoshta , por ne ne qytet i gezoheshim fishekzjareve dhe artificeve nga me te ndryshmet , ne ne at koh mblidheshim te ter ne tavolin dhe nuk mungonte ne list as kerkush per veç ndonjerit qe ndahej papritur nga jeta , kurse sot nuk e kuptoj per çfar feste flet , per festen e ermalit amit noizit dhe stresit dhe monikes me politikan e deputet , vetem kta bejn qef sot , kurse gjysmes e mos me shum te familjeve te SHQIPTARVE i mungon harmonia ne familje dhe mungesa njerezve nga kurbeti , e shikon portokallin zotrote jo me kot portokallia nxier ata kater pleqt qe duan te kalojn festat me fmit e tyre dhe nuk i gjejn dot , nuk esht qefi per fest driat bukura dhe çorapet me tantell se sot ato i gjen dhe ke gabi , por kenaqsin e shpirtit neper festa qe kishim ne at koh nuk do ta gjejm kurr me , as ne as brezat qe do vijn , se mblidheshim ne tavolin nga gjyshi e katragjyshi deri tek me te vegjlit dhe ne listen e familjes siç e thash me siper nuk mungonte askush , te ter i gezoheshim harmonis ne familje dhe ndiheshim te lumtur , se lumturia me e madhe esht lumturia shpirtit dhe ai pambuku ne pem na sillte me shum satisfaksion nga kto bredhat artificial e me drita sot , ku treçereku i shqiptarve e kalojn naten duke provuar te lidhen ne telefon me njerzit e familjes qe jan shperndar ne ter globin , edhe nje gje kisha , nuk e bej qe te korigjoj mendimin tend ne kte shkrim , por e ve re shpesh me ju gazetaret qe ngaterroni kohet , po flet per dyzet vjet me pa moj zonj esht njesoj si te krahasoje vitin 1940 me vitin 1980 dhe te talleshe apo te qesendisje te kaluaren , shkenca evolon me kohen gjerat nuk jan njelloj nga viti 90 e ketej mori zhvillim te pa par bota se dhe ktej ne europ me par si ne e benin vitin e ri , flas per ato vite qe ju beni krahasimin , nuk esht e drejt qe te krahasojm shqiperin e sotme me ate te vitit 2060 e nuk do ket kurr krahasim ,megjithate festat e fundvitit te kohes se pambukut ne pem do ngelen te pa harrushme per ne qe i kemi shijuar , kenaqsi qe nuk do ta ken shancin ta provojn te tjer , se ne kte koh e bejn vetem njerzit festen , ose me shoket e shoqen , por familjen siç kan deshir nuk do ta mbledhin dot me , edhe ato vizitat tek miqt qe bnim ne daten nje dhe dy qe ishin pushim ne at koh , na sjellin kenaqsi te pa par se sot me pordhet dhe huqet e reja , nuk te pret me njeri per vizit ne shpi , por te presin tek klubi lagjes , nuk te shkel njeri ne der , ne benim vizita ne at koh deri tek kushurinjt e shtat edhe tek familjet e shokeve dhe shoqeve te punes , sot nuk njofin me njerzit e barkut njeri tjetrin , festat jan kenaqsi shpirterore jo dit tangarlliku dhe pordhesh , megjithate nuk te kundershtoj per artikullin ke mendimet e tua , shkrimet e tua i pelqej ne pergjithsi dhe temat qe prek , por shpreha vetem nje mendim timin , se kjo tem na sjell shum kujtime te femijris qe na mungojn pa mas edhe ajo loja me zara e me kopaca na sjell kenaqsi kur e kujtojm , rrespekte dhe qoft nje vit i begat dhe i lumtur per te ter SHQIPTARET e vertet kudo qe ndodhen ne globin toksor 2018ta urimet me te mira per kte vit.
Mbas ores 24 .oo i gjithe Durresi dilte ne bulevardin kryesor ,fillonin edhe vizitat midis te rinjve .Natyrisht ne zonat rurale ishte ndryshe .Viti i Ri perpara 90..s ishte nje feste e lire ne kuptimin e plote te kesaj fjale .Dhe kjo vazhdimesi ndihet edhe sot ,pavaresisht nga format .
Largepamesi e partise.E dinte qe ne kete menyre populli e shijonte me shume festen me pak se sa me bollek!
Po mi po dhe skishin buke po leji portokallet
Te varfer por te lumtur , per festat e fund vitit !!! Njerezit ishin me te ndjeshem kundrejt festave , sidomos festen e vitit te ri !!!! Pasi ja vlente “sforcimi” fizike e financiar , …. sot nuk ka sforcim , nuk ka andrenaline keshtu nuk ka as gezim ( si i atehereshmi) !!!!!! Bolleku , vjen nje dite behet dhe ai i merziteshem ndoshta…… ndoshta …. deri ne neveri !!!! Kur njeriu arrin ne fazen e “pikut”, te ngopjes nga jeta atehere tenton te kaloje ekstremitetet dhe kalon ne fatalitet !!!!
Vertete.Ne ate kohe (socializmit),kishim pak,por njerzit ishin te lumturuar.C’do gje shijohej,ne shtepi,ne shoqeri,gezim dhe hare kudo.Kenaqesia ishte e jashtzakonsheme.Me rastin e kesaj feste,te vitit te ri,njerzit bashkoheshin dhe shkonin per vizita te njeri tjeteri. Respekt kudo,falnderime kudo.Po sot pse nuk jane aq entusiast? Eshte politika e shthurur,qe ka ndare e perçare njezit,deri ne armiq njeri me tjeterin.Po shave partine,t’u hodh ne gryke ai tjetri,fillojne te sharat,diskutimet partiake,secili mbron ngjyrat e bindjet e tija,kercet sherri,dhe harrohet festa tradicionale e vitit te ri,harrohen urimet.U rruat tavolina plote.Shija xero.
Po right, mezi e prisnim daten 31 kurse tani themi isha lla nuk ka 31 ky muaj.
Dhe ato qe ke ngrene me 30 i nxjerre me 31 nga goja kur urön Titi dhe Mona.
Gjynah qe nuk ka edhe nje Shqiperi rezerve, si Shqiperia e asaj kohe, qe te shkojne dhe te jetojne dhe ca fshatare mjerane si puna jote moj budallacke, ku i vetmi sistem qe ti mund te ishe komode, ishte ai sistem i tmerrshem. Kushedi se cfare rrace e dobet dhe inferiore duhet te jesh. Ptuuuuu rrace e keqe.
Kurse ti qe nxirrke vetem m… nga goja qenkerke rrace superiore apo jo.Ti je shembull origjinal qe tregon se xhaxhi dinte ku gjuante.Po te kishte nje shqiperi rezerve ne kete te tanishmen vetem soji yt do te mbeste dhe perseri do ankoheshe per diskriminim.Eshte ceshtje geni vllajo.Vemje si ty nuk mund te mbijetojne ne asnje lloj sistemi.
Ua mami sa artikull prekës!
O Alma, o e gjore, ne c’vrime haleje je lindur e rritur?
….. dhe kur qeroje portokallen e gjithe shpia kundermonte me eren e saj??…..
…po bile edhe kaka vinte era portokall.
Jeta ne fshat atehere ishte mizerabel, duke fillu nga shtepiat me bageti Brenda e pa tavan, ku tymi I zjarrit levizte neper dhome per qef te vet, ku vargjet e qepeve Apo mishi pasterma varej neper trere etj. Po veshja ? Po higjena personale? Po ushqimi? Po ndricimi ?Ate lloj jete sot e gjen ne fiset talebane thelle neper male, Turkmenistan, mongoli Apo Anadoll. Nata e vitit te ri ishte e vetmja dite kur mund te haje pa kursim! Kohet ndryshojne. Edhe Italia para 50 vitesh ishte ndryshe. Sot, edhe sikur te shkosh per vizite tek gjyshja, nuk per te fol me te , se do jesh e zene me mesazhet ne smartphone! Jeta ne fshat ishte mizerabel, pyet te internuarit Po nuk besove!
nje tjeter shkrim kot, pa esence, pa stil dhe nje lloj supe
Viti i Ri festohet kudo dhe ndoshta eshte e vetmja feste qe festohet nga te gjithe fetare, ateiste
Ishit femije dhe Viti i Ri ju shijonte me shume. Pyesni prinderit tuaj qe duhet te gjenin ushqimin mes skamjes se asaj kohe…
Lugat erl e disa komentues të tjerë që lexojnë vetem titullin, ju lutem lexojeni deri ne fund artikullin. Ajo nuk po mbron sistemin e atehershem por po tregon nje të vertetë, qe kush e ka jetuar atë kohe e kupton mire.
Viti i Ri ne ato kohe te tmerrshe te diktatures na ka dhene nje gezim sado te varfer dhe te pangopurqe kemi qene ne e prisnim ndryshimin e vitit me nje shprese Luteshim te beheshim me mire kjo ishte deshira jone ushqimet pijet lodrat per femije ishin nje lluks por shpresa e se ardhmes na ka dhene ate nate te vitit te ri me shume se te tera gjerat materiale lutjet tona jan degjuar mbas zhdukjes se rregjimit komunist te cilat i perjetojme sot une do te ju uroj te ghjithe ju qe keni nostalgji te asaj kohe qe sistemi komunist te mos kthehet kurre ne trojet tona Duajeni njeiun tend dshuroni jeten qe eshte ushqimi shpirteror i njeriut Best wishes Sam H. Tabaku
ME SA DUKET SHUME NGA KOMENTUESIT JANE QUMESHTORE , NUK NJOHIN DIALEKTIKEN E ZHVILLIMIT DHE EVOLUCIONIN, TE KRAHASOSH KOHEN E SOCIALIZMIT ME SOT ESHTE NORMALE QE TE GJESHE NDRYSHIME TE JASHTEZAKONESHME POR EDHE NE VENDET E TJERA EUROPIANE KA PATUR TE TILLA NDRYSHIME .TEKNOLOGJIA BEN PUNEN E SAJ. TE MOSHUARIT E KUJTOJNE SHUME MIRE LINJEN E PARE MES MOSKES DHE UASHINGETONIT TE QUAJTUR teletajpi i kuq KUR KANE BISEDUAR HRUSHOVI ME PRESIDENTIN AMERIKAN PER HERE TE PARE ME FIGURE DHE KJO NUK ESHTE LARG. NDERSA SOT KEMI NGA DY E TRE TELEFONA SEJCILI PER TE FOLUR ME TE DASHURIT E TYRE. E VETMJA GJE ESHTE SE KA NDRYSHUAR NJERIU,NUK KEMI ME NJERIUN E “LUMTUR” KOMUNIST POR KEMI NJERIUN E RI I CILI NUK DON TE I A DIJE NE SE EKZISTON TJETER PERVEC TIJ,NJEIU PER NJERIUN NUK ESHTE UJK POR KULCEDER, PER PARA PO VRITEN VLLEZERIT, PER PARA VELLAI SHET MOTREN, VRET NENEN DHE BABAJN. ATE KOHE E KANE MOHUAR TE GJITHE POR NE VECANTI TE GJITHE E KUJTOJNE ME NOSTALGJI PER DASHAMIRESIN NJEREZORE,PER EDUKATEN E BREZIT TE RI, PER RREGULLIN E DISILINENE PER ARESIMIN E SHENDETESIN PER SHTETIN PA TAKSA EDHE PSE ATO MERRESHIN NE RRUGE TE TJERA, TANI KENI FRIKE TE DERGONI FEMIJET VETEM NE SHKOLLE, DO PAGUANI NE SPITAL,DO PAGUANI 135 LEK/ KW E ENERGJISE, DO PAGUANI NGA 4000 LEK PER UJIN, PO HANI USHQIME QE E SHIKONI VETE SE SI KA EVOLUAR KANCERI NE SHQIPERI, KENI FRIKE TE DELNI NE QYTET, EDHE KUR DEL JE VETEM NEN SHOQERIN E SMARTIT TE GJITH RRIN RRETHTAVOLINES DHE ASKUSH NUK KOMUNIKON ME NJERI TJETRIN, NXENESIT JANE KTHYER TOTALISHT NE RROBOTE,NUK DIJNE AS TABELEN E SHUMZIMIT EDHE PSE NE SHKOLLE TE MESME PRA MBIZOTERON I N J O R A N C A . PRA ME MIRE PAK PAMBUK SIPER BREDHIT, A PO PORTOKALLE TE HELMUAR E MISH NGA VICA E PULA QE NESER DO SHKOSH NE SPITAL I DIAGNOSTIKUAR ME TUMOR MALINJE.TA GEZONI PERPARIMIN E SHKENCES DHE DHIMOKRACINE
E me mire e ke ti., ishte edhe me mire mur njerezimi rronte neper shpella. Kjo teknologjia e ka fajin per te gjitha.
Debile komplet