Ka nisur mbledhja e Komisionit qëndror të zgjedhjeve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi të PDIU-së dhe deputetit të LSI-së Gledion Rehovica.
Mësohet se deputeti Rakipi mungon në mbledhje. Ndërkohë Revovica është i pranishëm në diskutimet që po bëhen në KQZ.
Ndërkohë sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.
Për deputetin e PDIU-së, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. (TemA)
automaticisht duhet te lene mandatin e deputetit nqs kane vene dore.