Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata komenton garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për Presidentin e ardhshëm të FSHF-së.
Vata tha se dueli është interesant, por shtoi se si Duka, ashtu edhe Fino dinë si fitohet në Shqipëri, ku sipas tij mungon transparenca dhe jo çdo garë është e rregullt. Megjithatë, Vata vlerësoi platformën e deputetit socialist, Bashkim Fino për drejtimin e ardhshëm të Presidencës së FSHF-së.
“Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet“, u shpreh Vata për Report tv.
Ish-kandidat për president në FSHF, kujtoi garën e humbur përballë Armand Dukës katër vite më parë, duke shtuar se futbolli shqiptar ka nevojë për ndryshim absolut, duke lënë të kuptohet se ka ardhur momenti për largimin e Armand Dukës.
“Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria. Përderisa Shqipëria si një vend ku është instaluar në 27 vjet moskandidimi i vlerave, por njerëzit janë mbështetur nga politika, njerëzit janë bërë të suksesshëm përmes politikës dhe jo përmes vlerave, pra do ketë brenda blerjet, shitjet, tradhtitë e sigurisht që do ketë edhe korrupsion, ekziston në të gjitha fushat, shëndetësi, gjyqësor, e s’kishte si të qëndronte jashtë futbollit.
Kampionati shqiptar dihet që është i korruptuar, nuk shoh futbollistë të lumtur, nuk shoh tifozë në stadiume. Futbolli shqiptar është bërë si ato këpucët e Migjenit dhe ka nevojë për një ndryshim absolut“.
Mos vono z. Fino bashke me ekipin tende juridik te ndjekesh hapat e duhur ligjore qe te zhbesh krimet qe ka bere Duka me vartesit e tij:
1 – Kerkese Urgjente per Mase Sigurimi ne Gjykaten e Tiranes, per:
a) Ndalimin e Cdo Regjistrimi te mundshem te ketyre Shoqatave ne Gjykate, para dates se Zgjedhjeve 7 Shkurt;
b) Pezullimin e Te Drejtes se Votimit ne Asamblene Zgjedhore te dates 7 Shkurt, te ketyre 12 pseudo-shoqatave;
2 – Kallzim Penal ne Prokurorine e Tiranes, ndaj Z. Duka, Punonjesve te Tij te perfshire, si dhe Drejtueseve te ketyre Shoqatave, per:
a) Falsifikim Dokumentash;
b) Votim te Paligjshem te ketyre Shoqateve ne Asamblete e meparshme te FSHF-se;
c) Kryerjen e transaksioneve financiare ne te zeze, mes ketyre shoqatave dhe FSHF-se;
d) Vjedhje, krim ekonomik, dhe mashtrim financiar te kryer ne bashkepunim dhe me shume se njehere.
????
Mbushja e stadiumeve eshte argumenti me i forte per cilesine dhe ndershmerine e sportit ne nje vend.
Shif e shkruaj i thone kesaj
Shendetesi gjyqesor futboll… keni harruar arsimin i nderuar!