Maduro shpërblen gratë shtatzëna me 1 milion bolivarë, por...

16 Janar 2018, 11:33Lifestyle TEMA

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, do të shpërblejë gratë shtatzëna.

Në fjalën e tij drejtuar venezuelianëve, Maduro tha se gratë shtatzëna do të paguhen 700 mijë bolivarë në muaj.

Por sado e madhe të duket kjo shifër, vlera e saj nuk i kalon 4 dollarë.

Për shkak të inflacionit aktual në Venezuelë, pagesa mujore për gratë shtatzëna vlen vetëm 3.83 dollarë.

Një shpërblim i parashikuar pas lindjes së fëmijës, 1 milion bolivarë, i konvertuar në dollarë është vetëm 5.48.

Maduro nuk foli për arsyet që e kanë shtyrë të japë këtë pagesë, por pavarësisht vlerës së papërfillshme, vendimi u prit me ovacione nga mbështetësit.

Ekonomia e Venezuelës është në kolaps dhe qyetarët atje vuajnë mungesën e ilaçeve, ushqimeve dhe mjeteve kryesore të jetesës.

Pagesa e ofruar nga presidenti për gratë shtatzëna nuk pritet të ketë asnjë ndikim në përmirësimn e jetës së tyre.

Sipas shifrave jozyrtare të këmbimit valuator, një dollar këmbehet me 182 mijë bolivarë.

Inflacioni është rritur me ritme të shpejta nëse shikon vlerat e nëntorit, kur një dollar vlente 41 mijë bolivarë. (CNN-TemA TV)

1 komente në “Maduro shpërblen gratë shtatzëna me 1 milion bolivarë, por…”

  1. Pellazgos says:

    Mire me Maduron e kritikojne,po me Kadafin cpaten “Komuniteti nderkombetare” qe per nje martese jipte falas rreth 45 mije dollare?
    Vendin me te zhvilluar te Afrikes veriore e shkaterruan ata qe do na shpien perseri tek majmuni.
    Keta qe hiqen “besimtare” qe ne “emer” te Zotit dhe te Krishtit po bombardojne dhe shkaterrojne civilizime te te tjereve.
    Keta krijojne Isis qe te zhduket cdo gjurme e civiluzimit para Kristian .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje