Braçe akuzë të forta për prokurorin Gina: Ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje

17 Janar 2018, 13:00Politika TEMA
Braçe akuzë të forta për prokurorin Gina: Ka nxjerrë

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina i cili u shkarkua nga kryeprokurorja Arta Marku.

Gjatë debatit që zhvilloi me deputetët e PD-së në komision për shkarkimet që bëri kryeprokurorja Arta Marku, Braçe akuzoi Ginën se ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje.

“Nëse kryeprokurori i Elbasanit, ky i famshmi, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend”, deklaroi Braçe.

Prokurori Dritan Gina u shkarkua nga posti i Drejtorit të Prokurorisë së Elbasanit me firmë të Arta Markut, vendim të cilin ai e refuzoi, ndërsa paditi kryeprokuroren në Gjykatë.

Ndërkohë pas lirimit të rij nga detyra Arta Marku caktoi Drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan prokurorin Ardian Nezha. (TemA)

4 komente në “Braçe akuzë të forta për prokurorin Gina: Ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje”

  1. Gentian says:

    Keni shum te drejte, keta ligjin e kishen ber nderrmarje leku! Keta duhen te perfundojne ne burge, per te gjitha shkeljet qe kan bere, vetem keshtu kthehet besimi i Popullit tek ligji!

  2. Ali pazari says:

    Vetem shprehja “Shiperi hesapi” per nje drejtues prokuror te tregon gjithcka.C`pret nga nje koke-zi k..r i lyer me xhel qimet e tulles?

  3. Alidemsi vjeter says:

    O Brace nuk ka nevoje per te marre vesh c`fare malli eshte, kur si nje drejtues prokurorie, midis te tjerash thote SHQIPERI HESAPI… e cfare pritet prej tij?…

  4. Prostituta Atomike Sali says:

    Ja pse i mbajne afer Taulant Ballen dhe Erjon Bracen?!
    I perdorin si kone!
    Te njejten gje bej dhe vete me Flamur Noken e Edi Paloken!
    Hajde o popull, te ja rruash PS, PD e LSI!
    Tani do bejme vetingun, do denojme 5-6 vete te cilet burgun do e kryejne diku nga Kuba dhe Santo Domingo.
    Leket qe na i vodhen si popull do ti investojne po vete bijte e atyre qe ishin para 90, e atyre qe na sollen ‘Damakracine’ e po atyre qe edhe sot, me 2018 nuk i kthejne pronat!
    Keshtu o popull, ti kapim nga topet dhe tjua ferkojme ngadale e me dashuri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje