Marrëdhënie seksuale me vajza të mitura, prifti rus dënohet me 14 vite burgim

17 Janar 2018, 10:27Bota TEMA

Prifti ortodoks rus, Gleb Grozovsky, është dënuar me 14 vite burgim në qytetin Priozersk, pas akuzave për ngacmim fëmijësh.

Gjykata në veriperëndim të qytetit rus, ka njoftuar sot për vendimin kundër priftit rus.

Gjykata e ka gjetur fajtor Grozovsky, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura në verën e vitit 2011, në një kamp fëmijësh në Ishullin Konevets afër Priozersk.

Në atë kohë, Grozovsky ka qenë prift në një katedrale jashtë Shën Petersburgut.

Gjykata po ashtu e ka gjetur fajtor priftin edhe për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura në një kamp në Greqi në qershor të vitit 2013, ndersa ishte famulltar i një kisheje, raporton REL.

Rusia pati nisur një fletë-arrest për Grozovsky në tetor të vitit 2013.

Ai është ekstraduar nga Izraeli në Rusi në shtator të vitit 2016.

1 komente në “Marrëdhënie seksuale me vajza të mitura, prifti rus dënohet me 14 vite burgim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje