Skenar filmash: Arrestohet agjenti i CIA-s, dekonspiroi operacionin e SHBA në Kinë, që çoi në vrasjen dhe arrestimin e 20 operativë amerikanë

17 Janar 2018, 12:00Bota TEMA

Një ish-agjent i CIA-s u arrestua nga autoritetet amerkane, i dyshuar se në mënyrë të paqëllimshme është autor i rrjedhjes së së informacioneve sekrete, që shkatërruan një operacion të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se Jerry Chun Shing Lee, një kinez i natyralizuar amerikan u ndal në aeroportin JFK të Nju Jorkut.

Ai ka qenë pjesë e një grupi operativ të CIA-s nga viti 1994 deri në vitin 2007, kur u largua nga Hong-Kongu. Në një hetim të nisur që në vitin 2012, FBI po mundohet të zbardhë fajtorët e dështimit të një operacioni spiunazhi të CIA-s në Kinë, ku 20 operativë të agjencisë amerikane të inteligjencës u vranë, ose u arrestuan në harkun kohor të një dekade, shkruan TCH.

Sipas mediave amerikane, ende nuk është e qartë nëse operacioni është dekonspiruar nga brenda tij, apo janë hakuar kompjuterat dhe tani dyshohet se Jerry Chun Shing Lee mund të jetë burimi i informacionit për autoritetet kineze.

Agjentët e FBI-së kontrolluan dy apartamente të tij, një në Virxhinia dhe një në Hauai, ku kanë gjetur dy blloqe me shënime, që shpresojnë të zbardhin të vërtetën.

Detaje të operacionit të dështuar të CIA-s në Kinë nuk bëhen publike, por mediat amerikane shkruajnë se është dështimi më i madh i agjencisë amerikane të inteligjencës që pas shembjes së bllokut komunist.

22 komente në “Skenar filmash: Arrestohet agjenti i CIA-s, dekonspiroi operacionin e SHBA në Kinë, që çoi në vrasjen dhe arrestimin e 20 operativë amerikanë”

  1. taraboshi says:

    C.I .A fut hundet kudo ne bote dhe deshton kudo . Ajo eshte vetem me shkaktu rromuja dhe ngjarje ne tere boten .

    1. shqiptari says:

      Pa CIA Bota do ishte ne Lufte. Mendoje njehere sikur USA te terhiqte ushtrine vendin e vete. Sa luftra do te kishin filluar. Sa popuj te vegjel do te ishin masakruar. Sa Diktatura do te ishin instaluar. Nese urrejtja juaj ka baze fetare, ja ku po jua them se me te rrezikshem jeni ju se sa spiunet e CIA.

      1. Kevin says:

        Jo shoku je ti kar nga trutë qe beson se USA jan drejtesia e botes dhe eksportues democrazie.
        Arsyeto para se te besosh cfar thot medijat

      2. spartaku says:

        Shqipetari ne komentin e tij ka te drejte.CIA eshte ajo qe vendos ballancimin e jetes ne te gjithe globin.Shmang luftrat grabitqare.

        1. jon says:

          Cudia me e madhe eshte se une skam lexuar ne asnje shtyp pervec ne shqip qe dikush ti japi kredi CIA. Absurditete te tilla se CIA ka vrare miljona njerez mbrapa kraheve eshte gje e mire sepse po mos ta bente kete krim do ishte me keq.Gjithe vrasjet dhe krimet qe ka bere ne Ameriken latine dhe vacanerish ne Ameriken qendrore jane te pa para. Ose te vesh ne Vietnam me Phoenix Program dhe shume e shume fakte kriminale te pa mohueshme. Se kuptoj se si disa te duken si pro amerikane mbeshtetin organizate kriminale te tille. Ju me te vertete jeni te pacipe jo vetem se mbeshtesi ate qe eshte e gabuar por ne publik njeresit mbeshtesin dicka te bazuar ne fakte qe tregon dicka pozitive. Plot 70 vite te krijimit na thoni nje fakt pozitive . Ku e njihni ju fjalen fakt.

  2. Tomas says:

    Po mire qe jua paskan qir robt spineve te Amerikes!

    1. eagles says:

      po ferkon duart ti o tope te tere ishin te lindur ne kine ashtu si saliu qe ka lindur ne shqiperi dhe eshte spiun i serbit se kete se hap gojen

  3. PA EMER says:

    JA PRA “TIGRI QE VISHET ME LEKURE QENGJI” ..!

  4. Jerry çun king says:

    Vetem ne Shqiperi nuk ka “spiune” te C.I.A-as ……. e kam fjalen per spiune me “bordero” , sepse jane te tere vullnetare … pa lek !!! Ketu behet fjale per personat “V.I.P” politikane dhe “intelektuale” se per popull se rruan njeri …. !!!

  5. Thanasi qe ta plasi says:

    A mund ta besonit se ne Shqiperi ka gomere te tille qe gezohen per humbjet e Amerikes? O gomere pa Ameriken ju do flisnit serbisht ose greqisht

  6. taraboshi says:

    Ndigjo more shqiptari .Po sqaroj aq sa mundem per disa gjera qe nuk kombinum bashke .Duam apo nuk duamne pra une edhe ti na pelqen apo nuk na pelqen ne d .m .th ketij sistemi kapitalist qe jemi sot pa dashte te hy te zberthej çeshte kapitalizmi çeshte socjalizmi .Ja ne socjalizem pak a shume njerezit jetojne njelloj me pak diference ne kapitalizem nje pjese e vogel 10% jetojne ne luks ndersa 90% jetojne jo mire dhe nje pjese e mire e tyre nuk e kane as buken e darkes per femijet e tyre pamvarsisht se ti mund te jeshe i pasur e nuk te vjen mire .E dyta : Ne socjalizem ka harmoni ne familje ne shoqri shkojne mire njerezit ne familje e shoqeri ndersa ne kapitalizem vellai nuk don vellane baba djalin e djali baben po le me komshiu komshiun . Ne sucjalizem nuk ka droge prostitucion nuk ka krime korrupsion jo qe jo . Ne kapitalizem ka droge prostitucion ka krime vrasje rrembime pengje lojra kumario qe te rijt losin humbasin shuma te medha dhe keqtrajtojne familjet per tju gjete dhe me ju dhene ato shuma me pagu ose shkojne e vjedhin familjet tjera dyqane apo banka .Ne politiken nderkombetare asnjehere shteti socjalist nuk sulmon nje shtet tjeter .Ja p.sh Bashkimi Sovjetik sa ishte socjalist nuk sulmoj asnje shtet sa devijoj ne kapitalizem sulmoj çekosllovakine dhe po behet rrezik per shtete tjera .Ja kapitalizmi me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe thua ti duhet me e pas mire me Ameriken se po mos te mbroje ajo behet nami . Une nuk jam dakort me ju dhe pse Pse Amerika kerkon qe te gjithe te bejne çfare thot dhe don ajo ? Ajo don qe ne gjithe boten te vendose ajo presidentat kryeministrat dhe ato te bejne çfar thot e don amerika se po nuk bene ashtu fut C .I .A n me dollare dhe pergatit nje opozite dhe me gjak me te permbys . A nuk eshte amerika gjoja demokratike qe perdori bomben atomike ne Jeroshima dhe Nagasaki a nuk eshte Amerika qe shkaktoi luftra ne Kambixhia Laos Vietnam masakra te papame ne Avganistan ne Irak ne lindjen e mesme sidomos ne Siri qe isisat vete ajo i krijoj per te luftu Asadin qe mbronte Rusia pra per kunj te njeri tjetrit si thojme ne shqiptaret qe me tregu qe ja une jam me i forte duke shkaktuar gjakderdhje te papare dhe ktime qe nuk i ka bere as Hitleri xhvendosje mesive popullsie duke u mbytur ne ujra per te ardhe ne Europe .Ja ti une dhe te tjeret ti peshojne keto gjera dhe te shohim kush del me mire . Po te pyesesh disa njerez qe nuk kane fort shkolle e die thone qe:Sot je i lire flet çfar te duash .Po lirine me llap çfar te dua ma ka lene por flas kot e nuk me degjon kush por me ka ndal lirine me kryesore ate te punes nuk kam pune me mbajt familjen .

    1. eagles says:

      kush ta ka thene ty qe ne kapitalizem 90% jetojne keq ti je vec nje i mjere pa shkolle

      1. Kevin says:

        Ti o je pasanik o nuk ke par boten me sy.

        Bej nje xhiro ne newyork te mesosh si cfar eshte fukaralleku ne capitalizem

        1. Fidel says:

          O Kevin!
          Edhe ti bej nje xhiro ne Afrike,ne Ameriken e Jugut,Ne Indi,Pakistan,Arabi,Irak,Afganistan,Kamboxhia,Laos,Indonezi,pra ne nje bote ku jetojme mbi 5 miliard njerez ne skamje te plote dhe hajde me trego mua kapitalizmin e tyre!

    2. arjani says:

      Une ore “taraboshi” po i shtoj dhe diçka komentit tuaj (jo se nuk e dini por e keni lene pa e permendur ) si pergjigje per shqipkarin . Po sigurisht po i kujtoj shqipkarit se Shqiperia rreth 50 vjet shtet ne “diktature” megjithese nuk ishte futur tek breket e Amerikes si tani nuk ja mbajti njeriu ta sulmonte as nga lindja por as nga perendimi !!!! Keshtu ate “teorine” e “paqesorit” Daj Sam tregoja ndonje tjeterit te nivelit tend infantil .

    3. Bushi says:

      Taraboshi,ka shume te drejte,dhe komentit te tij nuk mund t’i heq asnje presje.Ata qe thot Taraboshi,jane fakte,te cilat ne po i shikojme per dite.

  7. bregdetari says:

    RRENJET E KORRUPSIONIT NE KETE VEND DO TI GJENI
    TEK TE GJITHE ATA PARLAMENTARE APO ISH-PARLAMENTARE,QEVERITARE DHE ISH-QEVERITARE.
    PUSHTETARE DHE ISH -PISHTETARE.
    PAS PASTRIMIT KE KTIJ VENDI NGA DREJTESIA EMERGJENCE ESHTE VETINGU NE POLITIKE.
    PESHKU QELBET NGA KOKA.

  8. eagles says:

    kush ta ka thene ty qe ne kapitalizem 90% jetojne keq ti je vec nje i mjere pa shkolle

    1. Harillaqi says:

      Po,po, eshte e vertete se,ne kapitalizem krijohet polarizimi shoqeror dhe ndahet 20% te pasur dhe 80% te varfer.Te varferit mbajne syte te te pasurit t’i hedhin ndonje kocke.

  9. Pellazgos says:

    Pa CIA do flisje Greqisht sic kane folur dhe shkruar Ilyret dhe Epiroret zoti “Thanasi qe ta plasi”.
    Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotis e ka Perkrenaren me dy brire,Simboli i Zeusit perendise Greke te Olimpit.
    Sipas Mithollogjise nga Libya u nisen dy Shqiponja dhe ndaluan ne malin Tamarras (Sulejmanet e quajne Tomor),ne Templon e Dhodhonit qe ne Greqine e Lashte konsiderohej Kerthiza e Botes.
    Quhej e tille se per gjithe Filozofet,Matematikanet,Politikanet ishte vendi shpirterore dhe Hyjnore qe diskutonin,mernin informacione mbi paqen apo luften qe Perendia Zeus ne emer te tyre duhej te vendoste Drejtesi.
    Libya qe eshte emer Grekequhej Afrika si edhe kontinenti Asia motra e Promitheas dhe Evropi halla e Ilyrios.
    Kudo qe te germosh ne Albanistane vetem Greqisht do gjesh.
    Latinet jane pasues te Grekeve qe nga Alfabeti,Perendite,Filosofia,Theatro,Lojera Olimpike ,Mathimatiqi,etj.
    Pa CIA do ishte Theofan Stilian Mavromatis (Noli) dhe jo nje filoturk si Ahmet Zogolli,hajdute,spiune,servile etj.

  10. arjani says:

    Une ore “taraboshi” po i shtoj dhe diçka komentit tuaj (jo se nuk e dini por e keni lene pa e permendur ) si pergjigje per shqipkarin . Po sigurisht po i kujtoj shqipkarit se Shqiperia rreth 50 vjet shtet ne “diktature” megjithese nuk ishte futur tek breket e Amerikes si tani nuk ja mbajti njeriu ta sulmonte as nga lindja por as nga perendimi !!!! Keshtu ate “teorine” e “paqesorit” Daj Sam tregoja ndonje tjeterit te nivelit tend infantil .

  11. Lee lee says:

    Arsenal-Celsi 2 /Napoli – Torino 1/ Hani i Hotit-Karbunara 1/2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje