UEFA ka folur për herë të parë për zgjedhjet e kreut te ri të Federatës Shqiptare të Futbollit që do të zhvillohen më datë 7 shkurt.
Drejtori i komunikimit, Pedro Pinto, në një intërvistë të dhënë për “Top Channel” theksoi se UEFA po monitoron me kujdes të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së.
“Mendoj që është e drejtë që të themi se ky është një moment i artë për futbollin sqhiptar. Përfaqësuesja Shqiptare arriti që të kaulifikohet në finalet e kampionatit europian dhe përpos kësaj kjo skuadër bëri një paraqitje shumë të mirë edhe në kualifikueset e botërorit. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe përmirësimin e dukshëm të rezultateve me ekipet kombëtare të moshave apo ndërhyrjet e dukshme në infrastrukturë. Në total mund të themi se federata shqiptare e futbollit ka shkuar drejt një modernizimi dhe përfshirja e saj në programet e UEFA-s, sic është edhe projekti grassruts tregon qartë përmirësimet e këtij institucionit të futbollit shqiptar. Ne përesim që kjo gjë të vazhdojë”
“Sigurisht UEFA është e informuar për atë që po ndodh me zgjedhjet e datës 7 shkurt. Ne jemi në dijeni që janë dy kandidat, mbetetmi gjatë gjithë kohës në kontakt edhe me FIFA-n duke grumbulluar paralelisht informacione nga terreni për t’u siguruar që gjithcka të shkojë ashtu si duhet”, tha Pinto.
Më tej ai thekosoi se UEFA nuk kërkon që të ketë ndërhyrje politike sa i përket garës duke shtuar se do flasin pas procesit.
“Pozicionimi i UEFA-s në ndërhyrjet politike është shumë i qartë, 0 tolerancë. Kjo është pjesë e statutit të UEFA-s, statutit të FIFIA-s ashtu sic edhe ju e dini, për këtë arsye ne nuk do të lejomë asnjë ndërhyrje të politikës në cdo formë të futbollit. Sa i përket procesit të zgjedhjeve UEFA do të sjellë në Shqipëri një grup të fortë delegatësh që do të ndjekin procedurat dhe të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit. Do të na duhet të sigurojmë kryesisht që delegatët të mos ndjejnë asnjë presion gjatë procesit të votimit dhe që vota të mbetet sekrete. Ne do të monitorojmë situatën nga shumë afër që çdo gjë që parashikon rregullorja të ndiqet dhe më pas do të kemi një raport nga delagatët tanë. Vetëm pas këtij procesi UEFA do të vlerësojë situatën”, përfundoi Pinto.
Me Duken me nje zyre je mo?
Komenti qe ben UEF? bie ere korupsion dhe nderhyrje..ne favor te Armando Dukes..Skishte pse te na trgonte punen qe ka bere federata e futbollit, me Duken ne KRYE..
Se dyti problemi qe ngre jne ata qe sduhet te kete nderhyrje politike, eshte iformacioni i Dukes per Bashkim Finon..
Ne keto situata, zoti Mero,ju drejtohem juve,se kini emer ne zgjidhjen e ketyre konflikteve..duhet te beni nje shkrim te trjt perdrejt, dhe ti tregoni ZOTNISE SE FIFES?
Se eshte Duka qe ju ka mashtruar prej vitesh, me shoqatat fantazme dhe duhet ta denonconi te kreu i Fifes.
Kete pune duhet te beje edhe Bashkim Fino..Dihen lidhjet e Dukes me Fifen