Ryan Giggs është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
Por, nuk të thuhet e njëjta gjë për atë si njeri.
44-vjeçari, që së fundmi u emërua trajner i Uellsit, ka qenë shpesh i skandaleve seksuale.
Madje, ai shkonte prej vitesh edhe me gruan e të vëllait, të cilën ia kishte prezantuar vetë ai.
Dhe për këtë arsye, babai i Giggs, thotë se i vjen turp prej tij dhe nuk i flet më me gojë.
“Duhej të isha babai më i lumtur në botë, por unë sot kam turp prej djalit tim. Nuk arrij as t’i përmend emrin për atë që ka bërë.
Gjithë jetën është kujdesur se si do të dilte në televizor, si shkonte te hoteli i tij luksoz në Manchester, e për asgjë tjetër. Sa herë e shoh në televizor, e fik menjëherë. E gjithë familja bën kështu”, është shprehur babai i Giggs.
“Më vjen të qaj sa herë flas për këtë çështje.
Ai ishte djali i madh e duhej ta mbronte vëllanë e tij, jo ta godiste poshtë brezit.
Për më tepër në mënyrën më të turpshme të mundshme. Edhe kurrë nuk e pati kurajon t’i kërkonte falje.
Ndaj asnjëri prej nesh, nuk do ta shohë me sy”, është zbrazur babai i Ryan Giggs.(TemA)
Ky eshte me i degjeneruari llogorite kap nusen e vellait ai kap edhe motren e vet pa problem.rraca e poshter
Bravo , nga prinder me karakter te mire, dalin dhe fundrira si ky futbollist .
Nuk ka te bej edukata familjare , varet nga vete personi .