Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj flet prerazi: Nuk i jap llogari ambasadorëve

24 Janar 2018, 17:27Politika TEMA

Qeveria e Kosovës nuk do ti jep llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionin.

Haradinaj tha se qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.

“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu, qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha Haradinaj.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ku u prit nga kreu i saj, Valdrin Lluka, me të cilin biseduan për zhvillimin ekonomik në Kosovë, duke u fokusuar në sektorin e energjetikës.

Ekonomia Online njofton se Haradinaj edhe njëherë përsëriti se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës. Ai tha se Kosova prodhon 83 për qind, ndërsa pritet që gjatë shkurtit të ketë prodhim të plotë të energjisë.

9 komente në “Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj flet prerazi: Nuk i jap llogari ambasadorëve”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    kur suniti luan ”trimin”……….

  2. endri says:

    Te paska msu Likja mire. Vazhdo se nuk ka ca te duhet me i pyt ambasadoret, pyesni vetem investitoret.

  3. neda says:

    Shume perpjekur e ke marr oj Ramush, kush je ti qe nuk jep llogari kur kosova eshte prduket ie nderhyrjes nderkombetare, shume inisjative paske duke mos pyetur ambasadoret apo duke mos ecur nen keshillat e tyre. Fakti qe nuk zbaton orjentimet e ambasadarove te BE e Usa do te thote qe nuk je ne vendin e duhur,je gabimisht ne ate detyre dhe populli kosoves nuk ka kohe per te humbur, interesante me gjithe mend te duket vetja kaq i madh? BE dhe SHBA jane miq te popullit te kosoves dhe natyrisht qe nuk do i lejoje qe nje pjese e drejtueseve te kosoves te kthehen ne sundimtar dhe ti provat e para i ke dhene qyshe me ngritjen e rroges per veten tende, problemi eshte se ne kosove duhet te kemi nje shtet demokratike dhe jo nje regjime sundimi qe te mendoje me se pari per gravatat e tij.

  4. Nje kemishe e ca kollare t'lutna se jom kryeminister! says:

    sidhi pomes ca shqipeeee??!!! Dhe te mendosh qe ky eshte as me pak e as me shume por Kryeminister! Nejse, Vazhdo dallkauk vazhdo, beji pordhe amerikaneve, se kujton se nga Haga te shpetuan zanat e malit apo xhindi i llampes!! Po te mos ishte per ta, ne Portin e Roterdamit ti kishin hedhur celesat e qelise, por ti vazhdo hidh edhe pak kohe valle prane zjarrit se kur te ti djegin lesht e b…. ata pertej oqeanit, sdo kete uje qe te te shuaje!

  5. Timi says:

    Llogari i jep Amerikës o Ramush Topuzi se ti fut dy këmbët në një këpucë. E pastaj parlamentit që të zgjodhi. Vetëm popullit jo se nuk të ka votuar.

  6. Ambasadori says:

    Nuk eshte qeshtja e pergjegjesise ndaj Ambasadorit AMERIKAN DHE BRITANEZ……sepse tjert jane te parandesishem,por eshte qeshtje e raporteve shtetrore. Ju nes ee edoni ligjshmerine, athere se pari duhet perjashtuar KFORIN sepse ai qendron pa ligj duke e mbrojtur Kosoven dhe Kryeministrin e saj te zhvilloje detyren e vet.

  7. Lili says:

    Bobobooo na qenka idheruar ramush prej se nuk i japin viza…Dikur kur ambasada britanike edhe ambasada amerikane u kujdesen shume per te edhe njenja e ndihmoj qe te behet me parti, e tjetra qe te kete fytyre njeri duke e kuruar ne Germany,ishte mire me ambasadat!
    Sa bukeshkeles ky … ah ,po tash ka shoke ne veri , kriminelet qe vrane e poqen shqiptaret ne mitrovice ,ka gjetur shoqerueset qe i konvenojne
    Prandaj nuk pyet per ameriken apo angline me…i ka punet si ma mire me Beogradin…

  8. bo si berisha dikur ,
    qe pasi futi Janullatosin pa vize ne Shqiperi dhe jo vetem kaq ,
    por e vendosi qellimishte ne krye te Kishesh Shqiptare ,
    per te humbur gjurmet e Patriotit te Madhe allaturka ,
    filloj nji lufte (te improvizuar me priftin tjeter Grek gjasme kerkonte largimin e tij nga Shqiparia !)
    Bllofe politike ,qe manipulojn truin e injoranteve e popullit naiv ,
    qe mashtrohet me fjale jo me vepra.
    Kujdes mbas ksaj Deklarate (FAKE) Shakshke te Rambushit ,
    se keni me ja nigju krismen .
    Kosova do ishte mir te ket kujdes kur titullaret e shtetit Kosovare ,
    bien ne kontakte me politikane te Shqypnise si meta -berisha-basha (agjente te hapur te grekut e serbit),
    sepse do ishte vetvrasje per kosoven

  9. Lumi says:

    Ky Ramushi eshte dru me pre. Nuk di as me fol e as me hec. Turp ta kesh kryeminister e me turp te ulet e te bisedoje me kryeministrat e evropes. Ketij vetem me Meten mund ti shkoje muhabeti. Kosove, nuk shkohet ne evrope me komandantet alifmatrak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje