Itali, shqiptarja tenton t’i vërë flakën vetes në gjykatë

24 Janar 2018, 09:16Kronika TEMA

Një grua me origjinë shqiptare ka tenuar t’i vërë flakën vetes në gjykatën e Spezia-s.

E dëshpëruar pas një urdhri dëbimi, ajo është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes.

Siç raporton ANSA, ngjarja ndodhi dje në gjykatën e La Spezia-s.

Gruaja u paraqit në hyrje të gjykatës dhe pasi spërkati të gjithë trupin mebenzinës, kërcënoi se do t’i vinte vetes flakën.

Të alarmuar nga ajo që po ndodhte para syve të tyre, disa avokatë kanë njoftuar policët.

Ndërhyrja e policisë gjyqësore arriti të parandalonte ngjarjen.

Ata arritën ta bindnin gruan të hiqte dorë dhe e dërguan për trajtim mjekësor. (TemA TV)

1 komente në “Itali, shqiptarja tenton t’i vërë flakën vetes në gjykatë”

  1. lola says:

    Hahahahahahahaaaaaaaaa….!!!!!!!!!!!!!!!!! Teatër pordho-shqiptar…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje