Krijohet kompania shtetërore AlbaGaz e cila do të bëjë menaxhimin e gazit në Shqipëri. Dihet shumë pak për këtë kompani por Report TV ka mësuar se kompania shtetërore e gazit Albgaz duket se e ka nisur aktivitetin e saj me kërkesa për rritje të mëdha tarifore.
Ajo i ka nisur një kërkesë Entit Rregullator të Energjisë për të miratuar për vitin në vazhdim një çmim transmetimi pre 40 lekësh për metër kub gazi natyror, nga 25 lekë për metër kub, që është aktualisht. ERE e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e kthyer sërish për plotësim dokumentesh tek dërguesit përkatësisht Albgaz.
Pak më shumë se një vit më parë kompania Albpetrol është ndarë në dy pjesë. Vetë Albpetroli do të merret vetëm me naftën, ndërkohë që Albgaz do të operojë në tregun e gazit të lëngshëm. Të dyja do të vijojnë të jenë subjekte me pronësi 100% shtetërore sipas dokumentacionit të siguruar nga ReportTv.
Nevoja për të krijuar një ndërmarrje vetëm për gazin lindi si pasojë e faktit që Shqipëria po përgatitet të hyjë në rrjetet ndërkombëtare të gazit natyror nëpërmjet TAP-it, ndërkohë që janë marrë masa edhe për të projektuar një rrjet të brendshëm që do të transmetonte gazin nga kjo linjë në zona të ndryshme të vendit.
Por, pa filluar mirë nga puna, Albgaz kërkon rritje të konsiderueshme të çmimit për shërbimet e saj për të tretët. Faktikisht, në kërkesën e mbërritur pranë ERE-s, ajo kërkon rritje 60% nga shifra e vendosur vitin e kaluar. Këtë e justifikon me një rrjet aktual që është totalisht i amortizuar, i cili përdoret në pak zona të vendit si në Kuçovë, Ballsh, Fier apo Patos, por të gjitha llogaritjet e bëra për të arritur tek kjo kërkesë rezultojnë shumë larg standardeve që janë vendosur me ligj.
Por kompania duket se ka paraqitur një kërkesë nisur nga vlerësime “aforfe’”. ERE ka konstatuar se shoqëria nuk e ka shoqëruar kërkesën për rritje çmimi me Planin e Investimeve për vitin 2018, që do të justifikonte çdo ndryshim, aq më tepër një ndryshim kaq të madh të kërkuar. Po kështu, mungon një llogaritje e amortizimit të linjave dhe pajisjeve aktuale dhe analizat e llogaritjes së amortizimit të parashikuar për vitin 2018.
Nga ana tjetër, nuk argumentohet kërkesa për kthimin mbi kapitalin në shumën prej 55.14 milionë lekësh. Shoqëria nuk ka propozuar një normë të kthimit mbi kapitalinsë, por ka paraqitur një vlerë fikse të këtij elementi të të ardhurave të kërkuara.
Gjithashtu, mungon një vlerësim mbi konkurrueshmërinë e çmimeve të gazit për klientet fundorë, që të pasqyrojë tarifat e rrjetit në vendet fqinje dhe çmimet e klientëve fundorë që furnizohen me gaz natyror në Shqipëri.
hhheeeeeejjjjjj ,Po ç-rritje kërkoni more gjydyrymë,si e justifikoni,apo nga qe po beni namin me njëckë pordhe gas në ditë që pordhoni( nuk eshte lapsus “pordhoni”) ,sa rezerva kini,sa puse në punë janë, sa është sasia e matur ,po objekte te përpunuar,po Delvina e dini sa jep, po Divjaka,Ballaj,Frakulla, Povelça ,ç’bëjnë ,marrin apo japin. Nuk keni faj ju ,fajin e ka qevqria që bën kasolle e prish shtëpi, Përgjigjuni për pyetjet e më sipërme dhe ,ju a rritim çmimin me njëherë ,besoj se më kuptoni se ç’dua të them. Edhe një këshillë për Ju kam mësoni mirë për TAP në paçi ndonjë kusi lyejeni me serë të mos u “derdhet” gazi nga vërat e kusisë…. se do t’a shkarkoni kusinë me sapllakë …..
Po mir ja ben e majta ketij populli loqe . Ishte TVSH 12,5% ne kohen e PD erdhi Nano e beri 20%. Gjithmon taksat I ka rritur e majta . Eshte shume e thjeshte , te fitoj PS duhet te kete shume te varfer qe ta votojne ! La fiesta del chivo , goes on !
Po ke te drejte Shpati me pd taksat ishin te ulta pse po i kerrciste atyre te benin shtet ata qeveresnin leket e popullit per familjet e tyre. Klm
Lexo:-Krijohet kompania shtetërore AlbaGaz…..Dihet shumë pak për këtë kompani….!!!
Kompani shtetrore,dhe dihet shume pak!Kjo quhet rrumpallhone,jo shtet.
Imagjino per kompanite private sa dihet,ç’mund te thuhet?
Dhe kete quan ti te bërit shtet?
500 milion Euro te takspaguesve shqiptare,per te lyer fasadat e pallatave private!
Dhe kjo,per te fshehur te verteten e periferive dhe problemin kryesore,ekonomine shqiptare ne kolaps.
Vetem nese qendrojm jasht tifozllekut partiak,do te jemi me kembe ne toke.
Miri , Nanua beri shtet sipas teje ? A e di ne cfar ore dhe si shkonte ai ne zyre ? E paskam cilesuar tamam popullin e majte pak me siper …
Po kerkoni 100%,200%, çi qi nenen numra jane.
Fakti qe eshte e sapo krijuar ngaqe po pergatisin terrenin per privatizim te gazit qe do vij nga tapi as e kane mendjen te menaxhoje shteti shperndarje gazi loja eshte te krijohet monopoli shperndarjes pastaj te privatizohet
Por me keta te dhena ce duam tapin me mir me bombola lart e poshte
Per fatin e mire nuk jam votues ne albanistan jua le ju shoku Shpati voten sa per te varfer historia po tregon se kush genjehet me nje panine dhe kalon dimrin ne cader qeveria merret me vota dhe jo me lloqe!
o Shoku Shpati
Po para se te ishte 12,5 % nuk kishte fare TVSH.
E beri PD ja si i bie eshte e majte apo e djathte PD ja? ?
Rii mer bythqir ordiner mos ha mut, ti je klysh komunist si baba jot spiritual Sal Hajduti
Lexo:-Krijohet kompania shtetërore AlbaGaz…..Dihet shumë pak për këtë kompani….!!!
Kompani shtetrore,dhe dihet shume pak!Kjo quhet rrumpallhone,jo shtet.
Imagjino per kompanite private sa dihet,ç’mund te thuhet?
Dhe kete quan ti te bërit shtet?
500 milion Euro te takspaguesve shqiptare,per te lyer fasadat e pallatave private!
Dhe kjo,per te fshehur te verteten e periferive dhe problemin kryesore,ekonomine shqiptare ne kolaps.
Vetem nese qendrojm jasht tifozllekut partiak,do te jemi me kembe ne toke.