VIDEO: Rama i merr me radhë, nga kryeministri kroat, tek Vuçiç

25 Janar 2018, 19:44Politika TEMA

Gjatë vizitës në Davos, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Të dy udhëheqësit takohen disa ditë pas vrasjes se Oliver Ivanoviç, që shkaktoi ndërprerjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ecuria e dialogut midis dy vendeve dhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit kanë qenë temat e diskutimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb.

Ndërkohë, krahas Presidentit serb Vuçiç, Edi Rama u takua edhe me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.

Me zotin Plenkoviç, kryeministri i Shqipërisë diskutoi çështjen e Ballist Morinës, që ndodhet i burgosur në Kroaci, e për të cilin siç njofton Kryeministria, Rama ka kërkuar një vendim të drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje