Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas humbjes së pësuar kundër Flamurtarit.
Tekniku it ë kuqve u shpreh i kënqur me lojën e zhvilluar nga lojtarët e tij, ndërsa sulmoi ashpër arbitrin Jorgji.
“Komenti im për penalltinë është që Jorgji gjynahet që ka pasur me Vlorën, i lau sot. Kemi bërë ndeshje gati perfekte. Nuk na akordoi një penallti ndaj Ramadanit në favorin tonë dhe ka bërë shumë gabime të tjera në këtë takim. Penallti që u akordua në minutën e fundit ishte inekzistente. Nuk është problem penalizimi im, përkundrazi, ky është problemi i fundit.
Ne kemi bërë një rikuperim kapital në merkaton e janarit, por nuk më shqetësojnë këto gjëra në këtë moment. Për mendimin tim e përsëris që Partizani ka bërë një lojë thuajse e perfekte. Ishin gabimet e arbitrit ato që ndikuan, por e kuptoj saktësisht përse erdhi ky vendim nga Jorgji.
Mund të kenë ndikuar gabimet që ai ka bërë me Flamurtarin më parë ose ka ardhur sipasojë e presionit të tifozëve”, u shpreh Starova.
Kurse trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro, deklaroi:
“Ky ishte një rifillim i kampionatit dhe prandaj ishte i vështirë. Një fitore ndaj Partizanit në këtë moment, sigurisht është një rezultat shumë i mirë.
Kjo ishte ndeshja e pare për këtë vit kalendarik dhe lojtarët nuk kanë ardhur në ritmin e duhur. Por kam shumë besim tek Zuka dhe Neldjekoviç që me kalimin e kohës do të jenë akoma më mirë. Më vjen mirë që specialistët e kanë pranuar këtë 11-metërsh, sepse në të kundërt do të më vinte shumë keq.
Humbjet në momentin e fundit janë të hidhura dhe nëse humbet në të tilla situata nga një 11-metërsh është një situatë e keqe. Megjithatë mesa shoh penalltia ka qenë e drejtë dhe mund të jepej edhe në disa raste më parë.
Skuadrës i kisha thënë të ishte e kujdesshme pasi ndeshje të tilla e vendosin episode. Kisha frikë nga kundërsulmi i Partizanit, por fatmirësisht nuk jemi vendosur në pozita të vështira, pavarësisht 2-3 kundërsulmeve të rrezikshme të kundërshtarit.
Nëse ndeshja do të përfundonte 0-0 nuk do të isha i keqardhur, por sigurisht fitorja është akoma më mirë. Ne nuk kishim shumë futbollist të rinj në formacion dhe u paraqitëm me skuadrën që mbyllëm vitin e kaluar kalendarik”, tha trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. (TemA)
E paska ngrene keq, prrape ky Partizani i Demit, Braçes apo Bashkim Finos nga vlonjatet qe u paskan qendruar vence. Po pse mo skafellot e Gaz Demit me blablablaaaa neper TV behesh kampion e me nje trajner medioker si Starova? Merni Ilir Dajen e Skenderbeut si trajner e beheni nje koperative se kur nuk u qytetarizua ky Daja ne Korce vetem ne Laprake mundet…