13-vjeçarja nga Kukësi, që është kthyer në personazhin e ditës: Më pëlqen jeta origjinale në fshat, dua të bëhem veterinere

1 Shkurt 2018, 09:34Sociale TEMA

Danjela Toçi, 13-vjecarja nga Kukësi që rrëmbeu zemrat e të gjithëve me performancën dhe historinë e saj në “The Voice” ka treguar më shumë për përditshmërinë e saj.

Ajo ka treguar atë që i pëlqen më shumë, jetën larg dritave të skenës dhe zhurmës së Tiranës: fshatin.

Muzika i buron nga shpirti,megjithatë ajo tregon se nuk e di nëse do jetë profesioni i saj, pasi më shumë dëshron të bëhet veterinere.

“Më pëlqen muzika, por dëshiroj të bëhem veterinere, që të shëroj kafshët.

Më pëlqen të jetoj në fshat, më pëlqen jeta origjinale”, është shprehur Danjela në Top Show Magazine.

Sapo fshin lotët nga dhimbja që i shkakton kujtimi i kecave dhe qenve të ngordhur, ngjarje të cilat ia kanë ngulitur më shumë në kokë dëshirën për t’u bërë veterinere, një tjetër emocion shfaqet në sytë e saj.

Teksa flet për vëllanë e saj me nevoja të veçanta ajo përlotet.

“Dëshira më madhe që kam është që vëllai im me ‘aftësi speciale’, të përmirësohej më shumë, që edhe ai të shkojë në shkollë si të tjerët.

Falenderoj zotin që e kanë pranuar tek kopshti i fëmijëve”, thotë Danjela.

Danjela jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon.

Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje