Një javë para zhvillimit të zgjedhjeve për President të FSHF-së, kandidati për postin e institucionit të futbollit Bashkim Fino, ka denoncuar dje në emisionin “Të Paekspozuarit” në “Top Channel” manipulimin e listave të delegatëve që do të marrin pjesë në votim.
Një nga rastet më flagrante ishte ai klubit të Velipojës, ku nuk do të votojë presidenti i skuadrës, por një person nga Shijaku, Fundim Dollaku që është mik i Armand Dukës.
“Lista e delegatëve të datës 7 është mashtruese, nuk i përgjigjet realitetit të klubeve që duhet të vijnë të votojnë. Me datë 18 u thuhet klubeve të sillni emrin e njeriut, erdhën shkresat dhe u deshën 10 ditë. Çfarë ndodh, 1/3 e listës janë mashtruse. Ka ekipe të cilat nuk ekzistojnë, nuk kanë aktivitet dhe do të vijë të votojnë, ka ekipe në aktivitet, që nuk vijnë. Ka ekipe si Bilishti që u vonua, u tha që nuk do të votojë. Pojani nuk ka ekip, e di kush e ka. Nga Bashkia Maliq do të vijë Idajet Shkulaku. E kishte Trifon Meraku që ka pas klubin e votuar, nuk është. Vjen ky për të votuar për Pojanin, FSHF ia jep të drejtë.
Memaliajn e drejton kryetari i Bashkisë, financon e me radhë. Kanë shkuar dhe kanë gjetur një vendim gjykate në vitin 2011, Asllan Seferi, ish-shofer i Bashkisë, tani pensionist. Kanë marrë këtë vendim, kanë shkuar te ky, na e jep listën, që të vijë Lulzim Meçi, që ka kandiduar për partinë e vëllait të tij.
Për Velipojën kam respekt, është një president tjetër, por do të vijë Fundim Dollaku të votojë për ekipin e Velipojës. Ky është nga Shijaku, mik i ngushtë i Dukës.
Olimpiku ka qenë pa vulë. Për të do të votojë Aristotel Papajani nga Laçi, i kanë marrë dhe firmosur. Po merr gjithë njerëzit e vet, nga Shijaku e nga janë. Ndërsa Komisioni thotë që materialin na e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm dhe kemi hedhur firmat. Do ta fitojë garën me 18 vota, por edhe ashtu do të mundet”, tha Fino dje në emision ku i pranishëm ishte dhe presidenti aktual Armand Duka.
Një nga “justifikimet” që Duka dhe stafi i tij kanë përdorur këto ditë ka qenë pjesa e politikës që ajo të mos përzihej në këtë proçes, por që vetë kreu aktual po e përdorur politikën që të kthehet në favor të tij.
Dhe rasti i Memaliajt është një tjetër skandal, ku në emër të ekipit nuk do të votojë kryebashkiaku Durim Roshi, por ish-kryebashkiaku Lulzim Meçi.
Fakti skandaloz është se Lulzim Meçi ka qenë kandidat për deputet i Partisë Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e vitit 2017.
“Gazeta TemA” ka arritur që të sigurojë dhe një foto të Lulzim Meçin në zyrat e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), parti që ka për kryetar Agron Dukën, vëllain e Armando Dukës.
Kjo tregon dhe njëherë faktin se Armand Duka, vijon ta përdorë politikën për interesa të tij për të mbijetuar në krye të FSHF-së duke sjellë njerëz nga kjo fushë për të votuar në favor të tij. (TemA)
Mos numuroni genjeshtrat e mafies po zhdukeni kete kancer.Cmund te presesh tjeter nga Duka i krimit vecse VJEDHJE dhe GENJESHTRA perse cuditeni.Krimineli keto ka bere 16 vje Mos thoni nuk e dinim.E dime dhe ne tifozeria e jo me ju komuniteti i fushes
Mos prisni gje tjeter nga ky mafioz Vjedh dhe Mashtron e ka profesion
Ky pleh karakterizohet nga Grabit Mashtro Korrupto Trekendeshi i Don Dukes