Vrasja e Devi Kasmit ka zbuluar edhe profilin e vërtetë të ish-specialistit grek që kreu ekzekutimin.
Mediat greke shkruajnë se Eftimiu Eftimius në vitin 2008 është arrestuar për trafik klandestinesh drejt Greqisë dhe një vit më vonë në Frankfurt pasi u kap me 5.5 kg kokainë që vinte nga Venezuela.
Këtë herë qëndroi në burg vetëm 10 muaj.
Mësohet se ë gjyqin që u bë në 2017 në Janinë, ranë akuzat njëra pas tjetrës pasi bëhej fjalë për një grup kriminal.
Të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm ndërsa Eftimius u dënua si përdorues droge, kokainë, duke marrë kështu një dënim prej 4 vitesh me kusht, ndaj dhe u lirua.
Mësohet se se kontakte me avokatet në Tiranë që përfaqësojnë 42-vjeçarin mban dhe avokati i mirënjohur grek Sakis Kehagioglou, i cili e ka mbrojtur në çështjet e mëparshme në Greqi.(TemA)