Zbardhet e kaluara e autorit të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit, shtetasit grek Eftimiu Eftimius.
Mësohet se Eftimiu Eftimius, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, ka shërbyer si roje në Ambasadën shqiptare në Athinë, raporton Ora News.
Ish- efektivi i forcave speciale grek mësohet se në 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit.
Eftimius po ashtu ishte pjestar i një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.
Rasti u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij.
Në një tjetër rast, Eftimiu u akuzua bashkë me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për trafik kokaine.
Burime të Policisë së Tiranës konfirmojnë akuzat për 43-vjeçarin, të ardhura nga oficerët grekë të Antidrogës.
Operacioni i koduar “Themis” u ndoq edhe nga DEA amerikane, por Eftimiu tha në gjykatën greke se kokainën e kishte për përdorim personal.
Me tej Eftimiu mbajti lidhje me grupet kriminale shqiptare.
U akuzua për trafik droge nga aeroportet “Elefteros” “Venizelos”.
Ndërkohë, burime nga grupi hetimor në Policinë e Tiranës bëjnë me dije se vrasja e Devi Kasmit dyshohet të ketë ardhur për hakmarrje.
Shtetasi grek dyshohet të ketë marrë porosi nga bosët e kokainës për Kasmin, lidhur me një vrasje të ndodhur në 2011.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kasmi kishte krijuar armiqësi me grupe në Spanjë dhe Francë.
kur nuk ke shtet ,normal se rroje te ambasades,ku ruhen sekretet e shtetit e bene nje grek,apo jo?Zotni Bushati nuk thot gje per kete rast apo e di fort mire se si ambasadat shqiptare jane kthye ne qendra per traffiqe narkotike, fale nenpuneset ‘kultural’ shoferet e rojet me imunitet diplomatike,qe perdorin veturat e ambasadave jashte cdo kriter e pa protokol per punet private? Noshta me bekimin e qeverise edhe ish ministrine Tahiri?