Prokuroria:Ja çfarë iu gjet 'killerit' grek të Devi Kasmit

5 Shkurt 2018, 10:00Kronika TEMA

Report TV ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, pak ditë më parë në Tiranë, atentati që tronditi kryeqytetin.

Kasmi u ekzekutua me disa plumba nga vrasësi grek me pagesë, Efthymiou Efthymious, ndërsa sot Report TV ka siguruar proces-verbalin e Prokurorisë, ku tregon gjithçka i është sekuestruar vrasësit.

Nga dokumenti i siguruar nga Report TV shihet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar një shumë parash, prej rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti etj.

Grupi kriminal që ekzekutoi Kasmin u zbulua nga policia pak ditë pas atentatit, ku ranë në pranga greku dhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa u shpall në kërkim ‘koka’ e bandës kriminale, shtetasi Altin Aurel Hoxhallari.

Të arrestuarit

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim

(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje