Lubonja nostalgjik për Spaçin: Vetëm paraja ka rëndësi në këtë vend, po shkatërrojnë memorien

5 Shkurt 2018, 18:09Politika TEMA

Fatos Lubonja thotë se po shkatërrohet memoria e Spaçit duke thënë se në këtë vend veç paraja ka rëndësi.

Analisti ka komentuar ndërtimin e një fabrike bakri në vendin ku ai ka kaluar një pjesë të jetës së tij si i burgosur.

I ftuar në News24, ai  e quajti ndërtimin e kësaj fabrike dhunë kriminale.

“Të ndërtosh një fabrikë të bardhë që është sa dy tre fishi i atyre ndërtesave është një dhunë kriminale ndaj kësaj memorie.

Është si të shkosh në Aushvic dhe meqenëse ka një terren të lirë të ndërtosh një fabrikë. Kjo minierë është dhënë herët me koncesion.

Iu është dhënë sikur ajo të ishte miniera nga e cila do pasuroheshin. Nga një vend vuajtje, duhet të ishte vend memorie, para 2-3 ditësh u kujtua holokausti, këtu shkatërrohet kujtesa. Pse, sepse aty paska ca bakër. Vetëm paraja ka rëndësi në këtë vend dhe pastaj krimi.

Rama ka kaluar aty dhe paturpësisht nuk e ka kthyer as kokën. Këtë mikun e Erdoganit e kemi thirrur dhe ka ardhur. Është ndërtuar atje ku ishte vend mundimi…Është zona e dytë, ku është bërë vuajtja më e madhe sepse ishte zonë me temperatura të larta.

Ky turku, ky mashtruesi na tha se do e ngrinte pas kodrës dhe e bëri me dhunë kështu dhe me mbështetje kryeministrore, se duket. Vjen ai dhe nuk i intereson dhe pastaj bën show gjoja për të burgosurit politik. Ky është realiteti shqiptar që duhet denoncuar fort.

Ka qenë e rrethuar me tela me gjemba, është zona e dytë. Nuk është kryesore godina, por gjithë zona, gjithë peizazhi i rrethuar me tela me gjemba.

Ishte një kujtesë që nuk duhej prekur dhe miniera vetë. Ne e kemin ngritur zërin dhe kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës që zona që është quajtur zonë e mbrojtur të zgjerohet. Ky shkoi dhe prishi pallatin e Lulzim Bashës…

Kishte më shumë rëndësi ajo pjesë bregdet se ai vend ku kanë vuajtur shqiptarët, ajo copë kujtesë? Është një masakër e vërtetë ndaj kujtesës.

Aty duhet të shkonin me shkolla për të parë se çfarë ka ndodhur, për të kujtuar”, deklaroi Lubonja. (TemA)

8 komente në “Lubonja nostalgjik për Spaçin: Vetëm paraja ka rëndësi në këtë vend, po shkatërrojnë memorien”

  1. Andomeda says:

    O të q… memorien, o Tos bajga. Akoma me muze e ripërtypje historike? Ik o mbushu, ti vazhdo të ripërtypësh se nga ky mentalitet shqiptarët kanë mbetur vendi më i varfër në Europë.

    1. O “hale publike” qelbe dynjane me idiotlliqet pa fund, jane arraestuar hajdute o bythshqyer, kush te paguan ty te leshosh kete ere te qelbur, Berisha apo Kryemadhja me cizme apo te dy bashke.

  2. Nik says:

    Po Z. Lubonja paraja eshte gjithçka sot, ne fakt edhe per ju vete. Nuk e harrojme Bexheti TV!
    Nik

  3. saliu says:

    E ka pike te dobet Spacin ky se ka lene virgjerine e by…

  4. Muli says:

    FUTENI BRENDA , LEGENIN.
    ATJE I GJEN RREHAT SHPIRTI ATIJË.?

  5. zi says:

    Ke plotestsht te drejte o Ljube,
    por po ta analizosh gjate do duhej qe gjithe shqiperia te ish nje muze,
    per ato vite dhe sidomos per vitet e pushtimit terorist- anarshisto-fashist,post socialist.
    Dhe per keto te fundit ka kontribuar dhe mendja jote e pjerdhur dhe dockat e tua te mbushur me mut,
    prandaj me mire fut nje cope mut ne goje ,thone nga anet tona se sa te llmotitesh llomcka.

  6. Lipi says:

    Spacin e kishte pak ky filogreku.

  7. Dada says:

    Po z. Lubonja pak ju dhame leket e burgut per mua eshte kot se keni shkelur ligjin ,por doni qe te ju ndertojme me taksat tona edhe burgjet si muze.i moret leket bejeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje