Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku po vijon analizën vjetore në të gjtha Prokuroritë e vendit teksa sot është ndalur në Prokurorinë e Fierit.
Gjatë takimit që zhvilloi atje me prokurorët e këtij qyteti Marku ku ka përcjellë mesazhe të forta kundër shkelësve të ligjit, më konkretisht ndaj kompanive të naftës dhe gazit që kryejnë evazion fiskal.
“Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.
Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.”- tha Marku.
Deklarata e plotë e Arta Markut:
“Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.
Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.
Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.
Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”. Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.
Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standardi ku ne pretendojmë të shkojmë. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë tonë”- tha Marku.
Kjo vizitë e Kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Fierit, vjen një ditë pas asaj në Prokurorinë e Durrësit. (TemA)
Vazhdo zonja Marku te punosh siç po punon se ke urimet me te medha nga populli shqipetar.Eshte detyre e veshtire te jeshe kryeprokurore e republikes,pasi te nxierin pengesa ata qe nuk e duan drejtesiene,si Sali Berisha,Basha,Meta,Monika etj.Ata do t’i keshe gjithemon gure ne kepuce,se kane bere krime te medha,dhe t’a kane friken se ndoshte nje dite do t’i denosh ne baze te ligjeve.Denimin e tyre mezi e presim,sepse kane dekada qe na kane rjepur,mashtruar,vjedhur dhe na kane vrare e tradhetuar.Urime zonja Marku.
Lëri premtimet dhe hartimet por arresto!
Lëri skenat dhe ekranet! Edhe pa e ditur se çfarë zëri ke, njerëzit e marrin vesh kush je kur të arrestosh peshqit e mëdhenj në politikë dhe botën kriminale që të gjithë e dimë se kush janë. Fol përmes punës dhe ligjit! Nuk ka më kohë për spektakle, por për diktatin e ligjit. Mos ki frikë! Ke gjithë Shqipërinë me vete. Ata që mafiozët e politikës nxjerrin nëpër protesta nuk janë ushtarë, por vetëm parazitë që parazitojnë në menderen e politikës dhe që kanë ngelur pa një kockë.
Arresto Berishën! Më kriminelin dhe palaçon e politikës dhe kështu i ke dhënë një mesazh të gjithë “trimave”, që të dridhen se nuk ka të paprekshëm. Por lëviz se ke humbur aq shumë kohë dhe nuk e ke luksin. Mund të falimentosh pa filluar mirë dhe dëshira jote për një karrige që nuk ishte për ty, do të ngelet e vetmja gjë që shqiptarët panë nga ty.