Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Hajdarit dhe roli i Berishës, e telefonoi 12 herë Azemin para ekzekutimit. Saliu dhe Meta shpërblyen...

9 Shkurt 2018, 23:32Politika TEMA

Në pritje të ekstradimit në Shqipëri pas vendimit të autoriteteve turke, Izet Haxhia në një lidhje telefonike për emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës në Report Tv ka deklaruar se është gati për kthimin në atdhe.

Ish-truproja i Sali Berishës u shpreh se u qëndron të gjitha akuzave për ish-kryeministrin, por edhe familjen e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, por edhe shumë dosje të tjera. Haxhia ka rikujtuar edhe njëherë momentin e vrasjes së Hajdarit dhe rolin e Berishës, të cilin e akuzon se e nxori në pritë, pasi para vrasjes kishte komunikuar 12 herë në telefon.

Cili ka qenë roli juaj?

Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit.

Me cilin ka folur në 12 shtator? Dhe dihet shumë mirë me kë ka folur ditën që ka qenë në Lushnje dhe Fier, janë 12 telefona që i ka bërë Berisha dhe e ka thirrur në zyrë.

Por nga e dini?

Janë të regjistruara. Është numri që ka qenë në emër të Genc Hotit, që ka folur Berisha. Ka folur me 12 dhe 13 shtator me Francën. Në emër të Majlinda Popovic ka qenë regjistruar numri i Azem Hajdarit.

Le të thotë drejtësia me cilin numër e kam marrë unë Hajdarin? Atëherë në Shqipëri ka qenë vetëm AMC dhe faturat kanë qenë të shkruara. Le të më thonë dhe unë i pranoj….

Ju keni qenë pranë selisë dhe keni pasur kontakte?

Me Azemin kam pasur 5 muaj që nuk kam pasur kontakte. Azem Hajdari ka qenë i pabesë, më tha që prita e Milotit ka qenë për ty, që nga ai moment nuk kam qenë më në kontakt. Komunikimi ka qenë në gusht dhe Azemi më kërkoi një takim, pasi takoi plakun e Haklajve.

Me autorët e vrasjes keni pasur kontakte atë ditë?

Kanë ardhur nga Tropoja, Fatmir Haklajn, Jaho Mulosmani dhe xhaja i tij dhe një person nga Kruja. Fatmiri tha kemi ardhur për të takuar dikë në ministri për të rregulluar punën, e kemi lënë për tu takuar, por nuk jemi lidhur më.

Te nesërmen jemi takuar, sipas fjalës së tyre janë nisur për në Tropojë. Pastaj erdhi Jaho te selia dhe tha ta pimë atë kafen te liqeni. Ndërkohë që unë ruhesha nga SHIK, pas kafes kemi zbritur poshtë.

Jeni gati të dëshmoni?

Po. Se dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpërblim nga Berisha dhe Meta te Banka e Kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas.

Për cfarë drejtësie flasin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të ‘Rognerit’, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë.

Ju ku ndodheshit atë moment?

Kam qenë duke pirë kafe, në momentin që dolëm dëgjova breshëritë e kallashit. Unë se dija ku ndodhej Saliaj e të tjerë dhe jo se ndodheshin para PD

Pse në 14 shtator ishit kundër turmës që donin të rrëzonin Nanon?

Unë do të reagoja, pavarësisht se me Hajdarin nuk flisja. Ngaqë isha njeri i PD prandaj do të reagoja, se cili ishte Azem Hajdari, një përdhunues, por do të reagoja….

A u përdor vrasja për grushtin e shtetit?

Qëllimi i vrasjes ka qenë rënia e Nanos. Kishte ndaluar trafikun e armëve për UÇK. Ky ka qenë motivi i vrasjes.

Kur pritet ekstradimi juaj?

Ministrja vendosi nxjerrjen e urdhër arrestit për 30 ditë, unë jam duke pritur policinë. Është puna kur të jenë gati ata… Nuk e di për cfarë interesash fshihen pas, aeroporti i Vlorës, apo nuk e di… Unë kam 12 vite që mbahem peng… Jam pa letra dhe dokumente, nuk është më pranuar as azili dhe asgjë.

Mendoni se do të tremben politikanët me ardhjen tuaj?

Nuk tremben se janë bashkë të gjithë. Romeot dhe Zhuljetat, ata i kanë rregulluar punët e tyre. Zihen ditën dhe i ndajnë paratë natën, pasi nuk duan të arrestojnë njëri tjetrit, pasi bien sipas sistemit domino.

Ju jeni dënuar 25 vite do të kërkoni rigjykim?

Është e drejta e ime të kërkoj, pasi jam dënuar në mungesë. Është dhënë garanci edhe nga qeveria Berisha, që cështja do të gjykohet nga një mënyrë e drejtë. Do të kërkoj hapjen e kësaj cështje.

11 komente në “Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Hajdarit dhe roli i Berishës, e telefonoi 12 herë Azemin para ekzekutimit. Saliu dhe Meta shpërblyen…”

  1. says:

    Izeti mendonte që ësht Ahmet Zogu

    1. Ligji dhe Maliqi says:

      Izeti ta padise ne Polici se Lllala 2 do tregohet e rrepte me ligjin.

      1. Edkari says:

        Direkt mbas vrasjes Azemit qeveria dergoj mbi 650 meleon leke ne banken e BajranCurrit.po ate dite qe leket u futen ne banke po ate dite po ne mesnate u vodhen.Kuptohet qe ishte shperblimi per vrasesit e ajo ishte menyra si ti merrnin mbasi nuk mund tja jepnin me fature.
        Izeti eshte aq njeri i ndyre sa rralle mund te kete dhe ja se pse-ishhte i perfshire ne vrasjen e Azemit dhe te nesermen i shkoj ne varrim-.keshtu thone per greket qe te vrasin naten e te qajne diten.
        Me vjen mire qe ky maskara po kthehet se gjakun e Azemit do e pagoj.
        Shof qe dhe Edi Rama po perzihet ne kete krim d duke hedhur gurin e fshehur doren por ju siguroj se ai gure do i bjere ne kulmin e shtepise tij.

  2. Tjetri says:

    Po “tosi” ku ben pjese? Ky qe kerkon ai i gjati te na e kthej mbrapsh…te na nderoje te majten.
    Pikaaaa

  3. Izeti prej verteti says:

    Po per ato krimet e tua kur do flasesh mor burrec macie vec te genjesh di dhe po erdhe ne shqipni dhe une do te padis ty per burre muti

  4. Alban says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    “ Azem ti je gjalle “,eshte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma deshti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por te pakten 7 here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

    1. Edkari says:

      …..dhe ti or mut je mut Tropoje

  5. vaso says:

    Atehere i bie qe DOKTORI me te vertete ka ndihmuar UCK.Sepse ky thote se donim te rrezonim Nanon sepse nuk i jepte arme UCK.

    1. Shqiponja says:

      o VASO doktori nuk ndihmonte uck, por shiste arme te uck-ja , qellimi i tij kryesor pasi mori drejtimin e pd-se dhe te shtetit ishte te akumulonte sa me shume te ardhura , pasi kjo qe e vetmja menyre te pasurohej doktor leshi , ata qe e njihin qe ne rini thone se Saliu kish nje dobesi te madhe per parane . Dhe per kariere , per keto te dyja ai nuk njef shoke , miq dhe besim , por pasurim , pasurim dhe pasurim , Saliu nuk ka qene me asnje as me serbet as me kosovaret as me shqiptaret dhe as me perendine ne qiell , por me lekun . Shiste kontrabande nafte tek serbet ne bashkepunim me Mamidhakin , nje miliarder grek , me Micotakin ish kryeminister i greqise , shiste arme uck , shiste arme ne afrike , ne azi i zbrazi depot e mbushura plot e perplot nga Enveri . Ky qe Saliu , prandaj eleminoi kedo qe i dilte para ne biznen e tij te preferuar pasurim i shpejte dhe me cdo kusht dhe kosto , normalisht Saliu eshte shqiptari me i uryer , mbi vete ka gjithe veset me negative qe mund te kete ………….. tung

    2. Ardi says:

      Nano ka dasht qe te nderpritet kontrabandimi i armeve me te cilen si perfitues ka qene Azem Hajdar apo partia e ti…dihet se bishat Berisha dhe Hajdari kan kontrolluar kontrabandimin e armeve ne veri te Shqiperis. Problematic qe kan patur Salihu dhe Azemi be mes veti resultoi edhe me vrasjen e Azemit. Furnizimi me arme I UCK ka vazhduar, por tani me nje perkujdesje me te madhe shteterore, edhe pse ky fault eshte mshefur per shkaqe politike…Salihu eshte personi qe I ka beer me se shumti te keqija kombit Shqiprar.

  6. Ali Pasha says:

    Hahah Dega njelloje si Kërraba ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje