Marku mesazh të fortë për pronat dhe trafikun e drogës në Vlorë: Sekuestroni asetet e grupeve kriminale

9 Shkurt 2018, 15:36Kronika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme e përkoshme Arta Marku pas analizën vjetore në Prokurorinë e Fierit ka marrë pjesë në analizën e prokurorisë Vlorë.

Gjatë fjalës së saj me prokurorët e këtij quteti Marku është ndalur në luftën kundër trafikut të drogës si dhe falsifikimet e dokumenteve për çështje pronësie.

Gjithashtu Marku tha se duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

“Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.

Duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.

Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre.

Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.

Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që hezitojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale.

Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora.

Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve.

Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat.

Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara. Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajësisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë”, deklaroi Marku.(TemA)

3 komente në “Marku mesazh të fortë për pronat dhe trafikun e drogës në Vlorë: Sekuestroni asetet e grupeve kriminale”

  1. Pest says:

    Arrestime politikanesh jo lloqe

    1. Llalla 1 dhe Lllala 2 says:

      ahahahhahahahha, edhe kjo pune, me aksion me goditje te perqendruar… e kuptoni qe skuptojne ligj ne shqiperi qofte LLalla 1 qofte LLalla2.

  2. Albi says:

    Prokuroria pushoi akuzen per falsifikatoret e tokave te Karaburunit dhe denoi cironkat qe rane te rjete Peshkaqeni Pellumb Petriti dhe noterja qe vuloste falsifikimet e cane rjeten Hap dosjen dhe konstato shkeljet e dergo para drejtesise edhe prokuroret qe ndryshuan akuzat dhe e katandisen ceshtjen ne kurajo per hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje