Kushtetuesja pa vetting. PS-PD, vullnet për plotësuar vendet vakante

10 Shkurt 2018, 09:52Politika TEMA

Në një intervistë për Top Channel, kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkonte një zgjidhje për ngërçin ku ndodhet gjykata, të cilës i mungojnë sot 4 anëtarë nga 9 që ka gjithsej.

Ky alarm nuk ra në vesh të shurdhër. Presidenti Ilir Meta hapi garën për dy vende vakante që i takojnë Presidencës. Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Kuvendi. Burime të sigurta nga Partia Socialiste i thanë Top Channel se javën tjetër do të ndërmerren hapa konkretë për fillimin e procedurës për anëtarët që i takojnë Parlamentit, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të mos bllokohet.

Mirëpo, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë vetting-un. Burimet nga grupi socialist i thanë Top Channel se janë gati të pranojnë përkohësisht gjyqtarë pa vetting, por qëndrimi i tyre përfundimtar në Gjykatën Kushtetuese do të varet nga rezultatet e kontrollit.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me shumicë të cilësuar dhe vullnetin për të mos e lënë Gjykatën Kushtetuese të bjerë në kolaps e kanë shprehur edhe demokratët. Konsensus ose jo, kjo do të përcaktohet nga emrat e kandidatëve që do të renditen nga këshilli i emërimeve në drejtësi.

1 komente në “Kushtetuesja pa vetting. PS-PD, vullnet për plotësuar vendet vakante”

  1. Vemendje ne Klase says:

    Shkruani ne shqip o Tema.Eshte turp te thuash “vakante” dhe jo bosh. Kujt i duhet nje shtremberim i shqipes dhe pse nuk beni nje perpjekje sa do te vogel te mos ulni shqipen e bukur te zotit.
    Turp per ata qe kujtojne se dine gjuhe te huaj dhe duan qellimisht ndotjen e shqipes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje