Sfida më interesante në çerkfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë është Partizani-Flamurtari.
Ndeshja e parë është fituar 1-0 nga vlonjatët, të cilët kanë shanse të mëdha për t’u kualifikuar.
Trajneri Shpëtim Duro e ka thuajse të plotë grupin për ndeshjen e së mërkurës.
Mbrojtësi Bicaj e ka kaluar problemin fizik dhe është gati, kështu që Flamurtari pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë. Kthehet edhe Sidibe, që nuk luajti me Skënderbeun.
Mungesa e vetme për kuqezinjtë është braziliani Zhufo, i cili ka një dëmtim dhe kërkon kohë që të rikthehet.
Titullar pritet të jetë sërish Muarem, ashtu si në Korçë. Flamurtarit i mjafton edhe barazimi për të shkuar në gjysmëfinale.