Lulzim Basha zihet me gazetaren e Vizion Plus, për Astrit Veliajn

12 Shkurt 2018, 15:08Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha është konfliktuar me gazetaren e Vizion Plus

Në pyetjen adresuar Bashës ajo paralelizoi rastin e Astrit Veliajt me atë të Arben Ndokës të cilët hynë në parlament duke nxjerrë jashtë listës dy kandidate femra në Berat e tjetri në Lezhë.

I pyetur fillimisht nga gazetarët se përse po tërhiqen kandidatet për deputete, Basha ia la këtë “vullnetit të lirë” të tyre.

“Astrit Veliaj është numri dy në listën e Beratit. Partia Demokratike për shkak të kuotave gjinore… e vendos KQZ kush do e marri mandatin dhe kjo është çështje vullneti personal” u shpreh Basha.

Më tej gazetarja  kërkoi nga kryedemokrat një qëndrim, nëse ajo që po ndodh me kandidatet e listës së PD në Berat, ngjan me kandidatet e PS në Lezhë, që u tërhoqën për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës.

“A rrezikojmë të jemi në të njëjtin rast si me rastin e Lezhës kur u tërhoqën dy kandidate nga lista?” ishte pyetja.

“Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge. Se Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet kushdo qoftë deputeti i ardhshëm,” ishte përgjigjia me tone intimiduese e Lulzim Bashës i cili tentoi t’i shpëtojë pyetjes duke e fokusuar përgjigjen tek e shkuara kriminale e Arben Ndokës dhe jo tek keqpërdorimi kandidateve femra nga selitë qëndrore.

Situatat konkrete dëshmojë qartë se kuotat gjinore janë miratuar sa për sy e faqe për t’i shpëtuar ligjit. (TemA)

3 komente në “Lulzim Basha zihet me gazetaren e Vizion Plus, për Astrit Veliajn”

  1. murat kepa says:

    Lul,ti o je gomarë,ose ti je kollona e pestë e kpmunistëve te PD.Ore rryp,ti nuk e shikon që nuk të don njeri,ti Lul mbron veten duke qenë kryetarë.Po ik o lul liroje PD,se nuk të fut Edi në burg se e din që do i vijë rradha atij.Ik o legen se u bërë gazi botës,o toç komunisti

  2. Eremiri says:

    Ka pase plotesisht te drejte Jozefina Topalli kur kaKy njeri thene se Lulzim Basha eshte thjeshte i rrejshem,falco ,nuk ka parime as nuk skuqet fare kur genjen.Barisha si dhelper e vjeter e ka vleresuar mire kur e ka zghedhur per pasardhes,sepse ky njeri kurre nuk mund te behet lider i besueshem eshte thjeshte nje genjeshtar dhe intrigant ordiner i cili kurre nuk mund te zbehe figuren e Berishes as te marri vendime te rendesishme.Po ky perdite bjen ne kundershtim me fjalet e veta.Merrne me mend po te ndodhte nje marri marri e tille koalicionin kundershtar si do ulurinte Basha me autoparlantet e tij per kapjen nga krimi dhe oligarkia.Merrne me med pas kesaj sa vlere kane dhe sa te besueshme jane qirrjet Bashes per shtetin ku pushtetaret jane sherbetore te qytetareve.O zot PD nuk do kaloi as pragun elektoral me kete lider ne zgjedhjet we ardheshme.Me kete opozite Rama nukmka nevoje te shkruaj as program por perseri do fitoje zgjedhjet jo me tepsia por me filxhana.

  3. Spartaku says:

    Pse e ngacemoni te shkretin Luli? Ai tani ndodhet keq,dhe eshte per te qar hallin,ju i bini ne qafe kote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje