Problemet në Univeristete, Rama: Askush nuk e merr dot peng reformën në arsim, qeveria nuk hyn të ndajë engjëjt nga djajtë

14 Shkurt 2018, 12:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka siguruar se askush nuk e merr dot peng reformën në arsim.

Gjatë një takimi me senatin e Universitetit të Tiranës, ai u shpreh se universiteti e ka problemin me veten, pasi reforma e arsimit të lartë i ka dhënë autonomi të zgjeruar.

“Askush nuk e mer dot peng reformën, as me shfaqje as me firma e as me shqetësime sado legjitime që të jenë.

Shqetësimet sado legjitime që të jenë kanë mundësinë të shprehen në rrugën e kësaj reforme, sepse problemi themelor që sot universiteti ka është me vetveten, nuk është as me qeverinë as me legjislacionin.

Universiteti sot ka një sfidë të re që është një autonomi e zgjeruar, në letër, e zgjeruar.

Debati që do të doja të bëja me universitetin, senatin, rektorin, dekanët, profesorët është ca duhet të bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi të zgjeruar, dhe jo si qeveria të hyjë të ndajë engjëjt nga djajtë të bëhet me disa kundër disave dhe histori të tilla që kanë të bëjnë me një të kaluar që mund të ketë shumë mendje në universitet po nuk ka lidhje as me mua e as me qeverinë”, tha Rama.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje