Kryeministri Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë

18 Shkurt 2018, 09:35Rajoni TEMA

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar. Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Lidhur me këtë, pala jonë ka bërë kujdes, me qëllim zbatimin e përpiktë të së drejtës ndërkombëtare, duke bërë kujdes që të mos “mërzisë” edhe aleatin e madh të Shqipërisë, Turqinë.

Top Channel

2 komente në “Kryeministri Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë”

  1. Gazetar BE says:

    Lereni Grekun ,po na thoni dhe tregoni harten e re te vulosur nga vetre Kaper Ramuti. Pse keni frike t’ja kerkoni kete marreveshje ne interes te Greqise popullit shqiptar kur dihet qe ajo pjese deti ishte prone e popullit dhe jo Bukshkelurve dhe DrogmenveEdscobare e Koklopeve politikane.

  2. qqqqq says:

    Aaaaaaaaaaaaaaadriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ! Leshi i pajdhit !
    Sapo morem njoftimin se nuk do te merzisim “vellane e madh” turk gjate negociatave te detit!
    O Zot !
    Cfare flluske ?!?!?!?
    Ngaqe jeni te zgjuar dhe te informuar, na tregoni se pse eshte zemeruar Erdogani ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje