Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi akuza të forta dje mbi FBI se nuk arriti të pengonte sulmin që shkaktoi 17 të vdekur në një shkollë të Floridas.
Trump tha se FBI po shpenzon më shumë kohë me hetimin rus, duke lënë pas dore të gjitha sinjaleve të dërguara nga autori i sulmit.
“Shumë e turpshme që FBI nuk i ka kushtuar rëndësi të gjitha sinjaleve të dërguara nga autori i sulmit në shkollën e Floridas. Kjo është e papranueshme.
“Ata po shpenzojnë më shumë kohë për të provuar përfshirjen ruse në fushatën Trump. Nuk ka bashkëpunim.
Kthehuni në bazë dhe na bëni të ndjehemi krenarë për ju!”- shkruajti presidenti amerikan në twitter.
Ndërkohë edhe disa prej të afërmve të 17 personave të vrarë të mërkurën në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, ngritën zërin ndaj mosveprimit të FBI pasi më 5 janar, kishin marrë një telefonatë nga një i afërt i Nikolas Cruz, vrasësi 19-vjeçar që hapi zjarr të mërkurën në shkollë. (TemA)