"Tahiri" përplas sërish opozitën me mazhorancën, Balla: Do votojmë diçka që ka të bëjë me Kushtetutën. Spaho: Asnjë argument që kërkesa ishte antikushtetuese

19 Shkurt 2018, 13:49Kronika TEMA

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se vendimi u shty pasi ka pasur mospërputhje mes kërkesës dhe projektvendimit të dorëzuar nga PD.

“Kërkesa e PD, edhe ata janë të vetëdijshëm se dikush ka shkuar kërkesën dhe dikush projektvendimin në emër të opozitës. Ky i fundit ose nuk ka lexuar kërkesën e opozitës, s’di ç’të them. Çështje e parashtruara në projektvendimi tejkalon kërkesën. Brenda dy javëve ta sjellim në binarët kushtetuese. Projektvendimi, në planin e hetimit të fusin çfarë të duan. Por Kuvendi do të votojë diçka që ka të bëjë me Kushtetutën. Kuvendi ka hyrë në rrugën e normalitetit. Kontestimi i një vendimi të kuvendit nuk kontestohet me komisionin hetimor, por në gjykatën e Kushtetuese”, tha Balla.

Ndërkohë “selia blu” akuzon se Partia Socialiste po zvarrit vendimarrjen për kërkesën e PD për të fshirë provat dhe fshehur dëshmitarët.

Kryetari I grupit parlamentar të PD, Edmond  Spaho tha se kontestimet e PS ishin ato shabllon, duke pretenduar se objekti I hetimit është I gjerë, që ka hapësirë për t ngritur 2-3 komisione hetimore, por PS nuk solli asnjë argument që kërkesa ishte antikushtetuese.

“Është kërkuar që Komisioni hetimor “Tahiri” të ketë si objekt disa çështje kryesore:

· Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit.

· Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hëtuar Tahirin në mënyrë të pavarur.

· Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish ministrin e brendshëm,” nënvizon Spaho. (TemA)

5 komente në ““Tahiri” përplas sërish opozitën me mazhorancën, Balla: Do votojmë diçka që ka të bëjë me Kushtetutën. Spaho: Asnjë argument që kërkesa ishte antikushtetuese”

  1. Zigur Qarri says:

    Perderisa mbrohet Saimir Tahiri(armiku i shtetit) deri ne kete pike,
    tregon se jan te implikuar edhe shume te tjere.Tregon gjithashtu,
    qe Rama ka pasur dijeni per aktivitetin e tij kriminal.Ramen, afrimi
    me Turqine e mbron perkohesisht nga Perendimi.Po kur te
    shfuqizohet,nga do t’ja mbaje pastaj?

    1. nje çam i beses says:

      Rama pastaj , do te mbeshtetet tek ju çamet , besemedhenj . Dukesh se sa tru ke , qekur beson , se Rama na paska pasur dijeni , per (prezumimin) , se Tahiri ishte i lidhur me Habilalt dhe bente trafik nderkombetar hashhashi . Po kjo tjetra , qe afrimi me Turqine e mbrojtka Ramen nga ndeshkimi i perendimit…!? Ore Zagar Qorri , ke qene esell , apo i droguar kur ke shkruar komentin ?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pas Komisjonit te Veshit, kerkojne kryqezimin e Ministres se Drejtesise, kryqezimin e Kryeprokurores qe ti diskretitojne ne sy te publikut. Kjo eshte skema.. Sic ka diskretituar Plaku Vrases te gjitha Instucjonet me pyetje e thashetheme per 27 vjet.. Dihen lojrat e felliqura tani.. Hajde I bejme ca pyetje me hamendesi dhe politikisht te motivuara dhe komente pa pyetje me gjyq publik sepse ne jemi dhe prokuroria dhe gjykata.. Harrojne se jane jo pakica, por nje grusht njerezish te shtrydhur sa nje dyleksh ne hall.. It’s a distraction that’s all. It’s a show to undermine people that we still breathing.. Postpone the shit out of them.. Let them chase their own tail..

  3. nje çam i beses says:

    Rama pastaj , do te mbeshtetet tek ju çamet , besemedhenj . Dukesh se sa tru ke , qekur beson , se Rama na paska pasur dijeni , per (prezumimin) , se Tahiri ishte i lidhur me Habilalt dhe bente trafik nderkombetar hashhashi . Po kjo tjetra , qe afrimi me Turqine e mbrojtka Ramen nga ndeshkimi i perendimit…!? Ore Zagar Qorri , ke qene esell , apo i droguar kur ke shkruar komentin ?

  4. Alba says:

    U pika si nuk iu bie
    Ngrini nje komisjon per te martuar Salihanjën me Grigjën e Sali germuqin dergojeni krushk p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje