Artan Fuga: Do vazhdoj të leh si qen. Komentuesit: Profesor, ke rrjedhur, se je dhe akademik….

21 Shkurt 2018, 09:57Blog TEMA

Artan Fuga prej dy ditësh shkruan për një hall të tij, se Bashkia e Tiranës i ka zënë vendin e parkimit.

Por, doli se ky vendim është marrë pas kërkesës së vetë banorëve të pallatit ku jeton Fuga, për shkak se ata që parkonin aty zinin jo vetëm rrugën, por dhe hyrjen e garazhit.

Ky fakt u publikua nga TemA, pasi po kjo gazetë publikoi e para shqetësimin e Fugës.

Madje, publikoi dy letra radhazi të tij.

Por profesori është mërzitur me gazetën pse publikoi edhe letrën e banorëve të tjerë të pallatit, të cilët e mendojnë ndryshe nga Fuga këtë punë, dhe ka bërë një replikë me gazetën.

Ai thotë se nuk i intereson çfarë mendojnë banorët e tjerë të pallatit ku jeton dhe se ata që kanë nënshkruar, edhe pse disa prej tyre janë me mbiemrin Fuga, nuk janë kushërinj të tij (nëse është e vërtetë, i kërkojmë ndjesë për këtë lapsus).

Fakti është se profesori ngriti një çështje (shumë lokale dhe banale në thelb), të cilën ne e bëmë publike, por rezultoi se ai nuk kishte të drejtë, gjë që ia thonë dhe vëtë komentuesit në shkrimin që ka publikuar në faqen e tij në FB.

“Si banor i lagjes ky eshte rasti qe kane bere mire qe kane vendosur betonin, sepse eshte dalja nga garazhdi i pallatit per ne rruge dhe kur parkohej ne kthese behet e veshtire dalja”, i shkruan Glen Marku.

Ka dhe shumë komentues të tjerë që i thonë se nuk është në rregull, por për etikë s’po i përmendim.

Se ky është edhe një moment i vështirë për profesorin.

Është përvjetori i “Republikës së Re” për të cilën i frynte në vesh një vit më parë Lulzim Bashës, por që nuk u realizua.

Dhe një këshillë për profesorin: Afër pallatit është hapur një gropë, kujdes kur kalon darkave se mos na bësh gjëmën!

Më poshtë, replika e profesorit me gazetën TemA:

Gazeta Tema të jetë e sigurt se Artan Fuga do t’i vazhdojë “lehjet”?

————————————
Si qytetar po mbroj interesat e mia sepse nëpunës të Bashkisë më kanë grabitur padrejtësisht tre vende parkingjesh anash pallatit ku jetoj.

Kush më grabit pa të drejtë parkingjet zëre se më ka vjedhur.

Mbroj thjesht interesat e mia, por edhe me kënaqësi mbroj edhe interesat e mijra njerëzve si unë që kanë të njejtat probleme.

Hiqeni nga mendja! Askush në Perëndim nuk paguan ndonjë euro për parking veç kur për tangërllik dëshiron të ndalojë në qendrën muzeale të qytetit a te dera e berberit në bulevard për të hyrë për t’u qethur. Për këtë, po nuk qesh i zoti ta provoj e hedh në koshat e pisët të plehrave njerën nga diplomat e mia të doktoraturave. Atë në sociologji.

Mirëpo ja del gazeta Tema dhe boton foton e një kërkese nga një grup banorësh të pallatit që i paskan bërë kërkesë Bashkisë që të rregullojë gjendjen e parkimit anash banesës.

Dhe me qefin e madh se e kapën në gabim akademik Artan Fugën, gazetari gati sa nuk këlthet : E shihni këtë kërkesë të firmosur nga individë me mbiemrin Fuga?

Ja pra akademiku Artan Fuga bie në kundërshtim me njerëz të njejtit fis, Fugat e tjerë pra! Cfarë të bëjë Bashkia e shkretë!!! Këta fugat nuk merren vesh me njeri tjetrin.

O ç’më shkrive së qeshuri o gazetar! Cfarë fuqie investiguese!!!

Ata banorë vërtet kanë mbiemrin Fuga, por nuk kanë asnjë lidhje fisnore, familjare, klanike, madje as gjeografike, të origjinës me mua. Asnjë, zero.

Por, gazetari i bie shkurt. Ta zemë meqë Rita e ka mbiemrin Ora, Rita Ora, dhe sahati i qyteti quhet Ora e qytetit, atëhere edhe Rita është sahat dhe sahati di të këndojë.

Opo ku nuk të çon nxitimi për servilizëm.

Por, kjo është vetëm ana komike e çështjes. Punët serioze nisin tani.

Ku e gjeti gazeta Tema listën me ato dhjetë a pesëmbëdhjetë emra që kishin kërkuar me të drejtë rregullimin e parkimit anash banesës? Sigurisht burimi është i qartë. Eshtë ndonjë zyrë e Bashkisë të Tiranës që ua ka dhënë. Kjo është poshtërsi që ai nëpunës ka bërë. Unë i kërkoj z. Erion Veliaj ta ndëshkojë administrativisht atë nëpunës sepse ka përdorur një dokument kërkesë për të legjitmuar një gabim dhe për më shumë boton në media kërkesa të qytetarëve drejtuar zyrave të Bashkisë? Cfarë kërkon ai nëpunës? Të vendosi në marrëdhënie konfliktuale banorët e qytetit?

Kujdes o qytetarë të Tiranës! Mos dërgoni letra hallesh në Bashki. Se ka nëpunës – trapa atje që i botojnë në gazeta.

Le të flejë e qetë gazeta Tema që nxitohet të shuajë kritikat qytetare ndaj pushtetit që ka zgjedhur vetë qytetari, ata persona që kanë firmosur, vërtet nuk janë kushërinjtë e mi, por janë komshinjtë e mi shumë të nderuar. Njerëz të mrekullueshëm, në punë të tyre, të duruar dhe që kanë logjikë.

Por, fakti i letrës së tyre nuk përbën aspak një arsye për ta na hequr parkingjet. Këtë nuk kuptojnë nëpunësit e Bashkisë dhe kur ua thua nuk dinë të japin xhevap.

Po si nuk e kupton as gazeta Tema!!!

Unë e di goxha të zgjuar!

Pse një grup banorësh ngre një problem kjo nuk do të thotë se është e mjaftueshme për veprim. Se ta zemë ndonjë qytetar ka prona parkingje nën tokë dhe prandaj, me të drejtë të tij, kërkon mos parkojë njeri anash pallatit.

Por, ne që nuk kemi parkingje në pronësi ku të parkojmë?

Ja pra që fakti se ka një kërkesë për të rregullarizuar parkingjet nuk është pretekst për të na hequr tre vende parkingjesh.

Edhe unë dëshiroj që të krijohen kushtet për daljen e lirë nga garazhi dhe kthesat nga të dy anët e rrugëve. Por, unë po them që edhe kjo bëhet edhe tre vendet për parkingje ruhen.

Por, kush dëgjon se!!!

Bashkia e Tiranës më trajton si qen!

Gazeta Tema më thotë e zezë mbi të bardhë:

O akademiko ti qen je!

Faleminderit gazeta Tema. Pa problem. Unë do t’i vazhdoj “lehjet”. Derisa nuk ka një ligj të mbrojë qytetarin nga dhuna e medias, ashtu edhe nga dhuna e ndonjë drejtori a nëpunësi bashkie.

Ja kjo është pyetja. Cfarë lidhje ka Bashkia e Tiranës me gazetën Tema?

Cfarë lidhjeje pra?

Por, nuk po qendroj më gjatë këtu. Flasim njëherë tjetër. Puna është se unë kam bindjen që Bashkia e Tiranës do të ketë ndonjë zyrë që merret me komunikimin që t’ia çojë në vesh kryetarit Erion Veliaj se Artan Fuga e konsideron veten të cënuar si qytetar sepse komunitetit të tij i janë suprimuar tre vende parkingu.

Dhe se unë nuk do të ndalem para asgjëje për të vendosur të drejtën në vend.

Po mo po, na kaloi jeta duke përballur arbitraritetet. Ca ditë sepse nuk na jepen rrogat, ca ditë se na merren parkingjet, ca ditë për të tjera gjëra që presin rradhën e tyre për t’u bërë publike.

Do të dëgjoni tmerre në ditët që vijnë.

Ore nëpunësa të Bashkisë, ju të mirët dhe të mënçurit, dhe ju o nëpunës trapa, përse nuk na lini të qetë të punojmë?

Unë ende kam besim se bashkë me Bashkinë do ta gjejmë zgjidhjen e duhur.

Sa për fqinjësinë time?

Ata i kam yje.

22 komente në “Artan Fuga: Do vazhdoj të leh si qen. Komentuesit: Profesor, ke rrjedhur, se je dhe akademik….”

  1. qqqqq says:

    Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa driiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii !!!!
    Leshi i pajdhit !
    Per sa shkruan, mos ngatero lehjen tende me kominikimin qe kane qente me njeri -tjetrin!
    Ata nuk lehin, FLASIN dhe KOMUNIKOJNE me njeri-tjetrin: bisedojne,japin e marrin keshilla,qeshin e qajne, dashurojne dhe urrejne!
    Ironia dhe pordhaclleku yt arriti kulmin ne momentin kur tregove numrin
    e diplomave te doktoraturave, dhe meqenese ke shume, njeren mund
    ta hedhesh!
    Mendjemadh dhe me …. brire !!!!!
    Asnjehere nuk te kam vleresuar se mund te kesh ca diploma doktoraturash!
    E aq me shume….”akademik” !
    AKADEMIKU KA BOLE !
    AKADEMIKU ka TOPE qe i peshojne!
    Ta gezosh makinen ……..!
    Shpetoi edhe motorri prej teje…
    Paska rene rehat dhe po qetesohet!

    1. Amy says:

      Ky eshte kmplet i rrjedhur, po ta shikosh ne rruge nuk duket njeri normal si te tjeret, mjerre studentet qe degjojne leksionet e ketij psikopat apo skizofren, ka nevoje per mjekime,

    2. prizem says:

      Qe leh si qen, eshte zgjedhja jote. Qe do park anash pallatit je gabim, nuk eshte vetem e jotja. Qe shet mend se di gjithcka, pune per ty por kudo ne boten me rregulla paguhet per privilegje parkimi keshtu qe hidhe ne kosh ate diplomen e sociologhise. Qe merzitesh ngaqe kjo mesele behet publike, mesohu me detyren kryesore te shtypit te lire. Hiq dore nga gjithologu mistrec dhe ktheju Vespes tende qe na ke thene qe eshte i vetmi mjet transporti qe disponon dmth je edhe pak mashtrues i nderuar mender profesor….Falmeshendet Fugave.

  2. Besniku says:

    Si duket edhte nevrikosur se i kane vonuar rrogen! Po ta pyesimnjehere Z. Fuga, cfare i ka dhene shtetit gjate muajit qe do rrogen? Nje Hic te madh o akademik lo****. Ke rrjedhur perpara kohe o akademik i Saleh Berishes.

  3. Fifi says:

    Egoja e tij hipertrofike tregon se eshte ka* fare.

  4. Xha Jaho says:

    Te jesh qen eshte mire por ti bisht qeni do mbetesh.

  5. BRSS says:

    TI OR ZOTNI JE KALUAR QENIT TI JE MUT -MUTI 100 BREZA

  6. Albi says:

    Ne jashte shtetit paguajme 70 euro ne muaj per parkingun e mbuluar dhe 30 euro me muaj per parkingun afer pallatit por ne qiell te hapur.
    Mos ia fut kot kur thua qe ne perendim nuk paguhet per parkingun …. mjaft me hamendje … kur nuk i di faktet mos ia fusni kot
    Paguhet dhe paguhet shume shtrenjte …..

  7. undefined says:

    Kenge lane :Plaku im ka pas gomar Por tani bleu biçikleteDhe shëtit neper pazar I duket vetja por si mbret.

  8. Tuci says:

    Ke jetuar ne ndonje qytet te madh ne Perendim ti Fuge qe jep garanci per vendet e parkimit? Se une qe jetoj e di qe ne qytetet e medha edhe ne lagjet me te thella vendet e parkimit jane bere me pagese. Vendeve pa pagese u ka humbur boja, jo para muzeut sic perpiqesh ta karikaturosh ti, por dhe poshte pallatit ne cdo rrugice.

    1. france says:

      per parkimet ka te drejt Fuga prane pallateve jane falas bile ka parking edhe per vizitoret falas qe te mos zene vendet e banorve.

      1. Tuci says:

        Prane pallateve brenda zones private sigurisht, ose perndryshe ne cité, por jo ne pjesen e administruar nga bashkite.
        Meqe jeton ne France, me gjej nje rruge te Parisit apo Lyonit a Marsejes ku mund te parkosh falas? Se une nuk kam gjetur dot.

  9. Qytetari says:

    Profesor si shpjegohet kaq kondrapedal ??? Vleresoje ate qe punon o profesor, jo vetem sharje
    Me lehjet si qen e teprove, mos duhet ta zevendesosh me pellitjen e gomarit…

  10. Ali pazari says:

    Ke te drejte se Fuga tironc ka trullin aty.Ti je fut si Fuga , po ti je ka Berati, ene do venin per parkim se ta ka bo yt ate.Paguje qe ta shijosh…

  11. Iliri nga Gjermania says:

    He Profesorit i eshte ndezur llampa e lajthitjes,i eshte shuar llampa e miresjelljes dhe edukates.

  12. lavdosh says:

    Profesori po tregon dite pas dite qe ka rrjedhur dhe se eshte i pjerrdhur.
    Ku eksistojne koncepte jam nga Tirana dhe me takon!. Thjesht Bashkia ka bere ate qe duhet te beje: te vendosi rregull duke zbatuar standarte sigurie ne vendosjen e shenjave dhe rregullave te parkimit. Dhenia e lejeve vjetore per rezidentet (pak rendesi se jane Tirons, Beratas, Lab, Tropoje etj) eshte sipas normave te qyteteve te tjera Europiane. Ne kete process Bashkia e Tiranes gjeneron me shume te dhena qe i duhen per mirembajtjen e qytetit. Keshtu behet ne Paris, Londer, Milano, Rome, Viene, Toronto, New York, LA etj etj
    Nuk e kuptoj dhe keto akuza qe po vjedhin me parkimet, kur dihet qe leket vene ne arken e Bashkise dhe ajo puneson njerez per kete pune
    Thjesht profesor i rrumpalles (se po te ishte per ne kohen e dulles do te ishe duke punuar ne ndonje ferme) nuk te lexoj me

  13. Ohoooo says:

    Per te lehur vazhdo leh se leh mire ,njelloj si qeni Im Gusho kur isha bari ,,,,,Sa per Akademik mos na sill zorret tek gryka se e dime.si u bene Pr…Dr..dhe Akademike mbas viteve 90 dhe ti je nje nga ata,,,,,,,,,,,, Te shof no nje here ne T.V. kur nuk kam cte shof dhe kur flet ,duket sikur punon ndonje gurore qe copton guret ,, leri pastaj cnxjerr nga ajo brima qe I thua goje,,,,,,,, ,,,,,, Lef ti Lef cti bej drejtorit une ,,,,,,,,,,hahahaha sa idiot qe je mor I zi,,,,,,,,

  14. Boss says:

    30 veta kane gabim ti ke te drejte dmth? oshalla po tkap bashkia rruges te te ver nje cip te veshi qe tu kryen injeksionet.

  15. Sociologu says:

    O akademike!
    Ketej nga America vetem pse goma e makines sime kishte kaluar nje centimer mbi sidewalk,hengra gjoben.
    Nuk lejohen parkimet vend e pa vend ketej se kur I bie flaka komshiut opo I pushon zemra,nuk kane ku te kalojne makinat e emergencies.
    Po si kar me zile qe je,te pelqen anadolleku,kioskat,pislleku,rremuja.
    Ceshtje mentaliteti o professor me zile.
    Te fala Lules se repuplikes se re!
    Te dhjefsha diplomen e sociologist!

  16. Sociologu says:

    Profesori I sociologjise eshte ne kontradict te thelle me parimet themelore te shkences de sociologjise!
    Scandal!!!
    Hajdutin Meta e kapen me video qe vjedh.. Shqiperia e ben President.
    Griden e kapen me video si shkerdhehet..gomari I Xhunges na e ben simbol moral te intelektuales shqiptare.
    Normale per shoqerine shqiptare!

  17. Qytetari says:

    Si nuk pertoni qe keni bere gjithe kto komente fallco.
    Gazete muti, ju qr ju dhe rilindjes tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje