Të gjithë kanë parë mbrëmë ish kryeministrin Sali Berisha të dalë jashtë “binarëve” normalë dhe ligjore në emisionin televiziv të Eni Vasilit.
Sali Berisha “e zeza mbi të bardhë” e kërcënoi gazetarin investigativ Artan Hoxha, e shantazhoi dhe nuk la gjë pa thënë në drejtim të tij.
E cilësoi njeri të inkriminuar, që ka bashkëpunuar me kriminelë, me bandat e krimit, me Haklajt, me trafikantët e drogës dhe me tërë të keqen e këtij vendi.
Nuk po i rendisim akuzat e Berishës ndaj gazetarit Hoxha, pasi tashmë një pjesë e medias i ka renditur dhe stërrenditur hap pas hapi.
Nuk besojmë se është e nevojshme që të hapim “defterin” e Berishës për të përsëritur se e cilësoi “hjekës” të një të penduari që më pas u vra pas dekonspirimit të Artan Hoxhës sipas ish kryeministrit.
Kjo është një përpjekje për t’ia vënë sipas “kodit të gjakut” këtë vrasje në kurriz Artan Hoxhës.
Por dhe akuzën se qëndronte të Haklajt sa herë shkonte në Tropojë, Berisha e bën thjeshtë dhe vetëm për ta vënë gazetarin Hoxha përballë kundërshtarëve të fisit të Haklajve.
Berisha e di fort mirë se si funksionon ky kod, ndaj luan fort me këtë kod, duke e shoqëruar dhe me fyerje dhe shantazhe nga kodosh i krimit e deri te kërcënimi i drejtëpërdrejtë.
Gazetari Artan Hoxha e dha përgigjen vetë, ballazi dhe ndoshta me një qetësi përtej limitit që mund të mbajë një njeri prej mishi dhe gjaku, pasi ishin akuza të rënda këto që, një ish kryeministër hedh mbi një gazetar.
Jo se Berisha bëri ndonjë gjë që nuk e ka bërë kurrë, pasi ndryshe nuk do të qëndronte përmbi 10 vite në “top listën” e armiqve më të mëdhenj të shtypit në botë.
Por ajo që duam të themi është se çfarë do të bëjë Partia Demokratike për këtë rast flagrant.
Pra nëse Lulzim Basha bashkë me Albana Vokshin do të bëjnë ndonjë projekt-rezolutë dhe ta paraqesin në Kuvend në mbrojtje të gazetarit Artan Hoxha që jo vetëm u fye nga Berisha, por dhe u kërcënua me jetë dhe u shantazhua?
E bëjmë këtë pyetje pasi vetëm disa ditë më parë PD ka bërë një projekt-rezolutë kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shumë e shumë më pak.
Pasi PD e akuzon Veliajn se një një emision televiziv ku ishte i ftuar është kapur “duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre”.
Një akuzë pa lidhje, por që sipas PD ka fyer gazetarët rëndë, i ka shantazhuar ata.
Po për Berishën?
Basha dhe PD janë në provë për mbrojtjen e gazetarëve nga Berisha, do të fitonin shumë pikë si parti, dhe do t’u përktheheshin në vota në zgjedhjet vendore.(TemA)
Mund te me thoni kush i shantazhon gazetare Berisha me rastein Hoxha ,apo Rama qe ju tha gazetareve ju nuk lexoni????? Ku eshte unioni i gazetareve OSBE SHBA BE do bejne ndonje reagim????????????????????? per rastin berisha
Do kisha dëshirë që përgjigja e A.Hoxhës të ishte:E si do më mbrojnë bandat krriminale kur kapo banda je ti.
Përse s’fliste më parë Artani, duke parë që Berisha ka 5 vite që s’është kryeministër apo ngaqë dosja në kokën e Hoxha-s i mungonin elemente
Sepse ti supermbesa “O” i ke veshet te mbushura me gjizë. Ka mbi 15 vjet qe FLET, SHKRUAN, KOMENTON, BEN DOKUMENTARE, PARAQIT FAKTE, NUK ULERIN SI I MARRE DUKE SHARE ME SOJ DHE SOROLLOP Z. Hoxha, me ze te qarte dhe fakte te pakontestueshme. Aman se n’a jeni peshtirosur ju te FAMILJES se ketij shtrigut qe n’a u be sebep. Te pakten mbyllni gojen dhe gezojuni parave te fituara me GJAK!
Tani tani radhen e ka ilir muta apo jo ? Ketij zgjebes se shpelles ja plase qyrret dhe le te ja lepije Eni vasili me bythlepirsit e tjere qe dhjesin gjak nga vrasesi salih dhe jetojne pas hijes dhe pordheve si viktimat e shekullit
BASHA!! MBRO GAZETARIN , NDRYSHE , KE GËLLTITUR NË MËNYRË TË NDYRË , TË SHËMTUAR DHE TË PA FITYRË, TË GJITHA Ç’KE THËNË PËR SULMIN NDAJ GAZETARËVE DHE MEDIAS SË LIRË !?. FOL !!!?
..gazetaret ne pergjithesi jane politike..PD duhet ristrukturuar..ose duhet te rrije ne lisharese ..
Cfare rezolute prisni per Bashes e Vokshin aman?! Ato po oergaditen te dalin me nje deklarate per ” pastertine morale” te Grided e Salianjit, se indirekt “pastrojne” te tyren.Kush pyet per gazetaret, ata e dine qe fantazma e komunizmit Salih do jete hije edhe pas vdekjes.Unioni i gazetareve ka rastin te protestoje, por joooo se Pekat jane si Grigjat.
Antaret e kolegjumit te Kazan-gazetarise Fevziu,Shkullaku,Rakipi,Rakipllari,Cani,ENI VASILI,Zheji,dhe i fundit,po jo nga rendesija Dritan Hilja i Xhunges,duhet te mblidhen urgjent per te denuar gazetarin rebel Artan Hoxha,mbasi ai pa pike “turpi” goditi kryetarin e kolegjumit te Kazan-Gazetarise kriminelin Sali Qenin.
mendim imire,por a mund ta denojne dot kete gazetar keto te siperpermendur s-mendoj te kene kellqe.
Me falni or aman, po kur ka qene ndonjehere brenda binareve ky dhendri i serbise?
Gazetarin Artan Hoxha ne radhe te pare duhet ta mbroje shterti dhe drejtesia!
Ne se nuk do ishte filmimi i sakte,profesional dhe i guximshem i ketrij gazetsari ntrim,sot Berisha jo vetem do ishte bere mbret,por Edi Rama do tge kishte vajtur ne burg per vrasje te 4 protestuesve dhe PS do kishte dale jashgte ligjit!
Ketij gazetari i duhet ngritur nje monument ne mes te Tiranes,ndersa prokuroria e Pergjithesghme duhet ta ARRESTOJE ne flagrance banditin Sali Berisha!
Ndryshe Shqipoeria nuk ka shanse te mbijetoje!
Edi Rama te mos heshte por t’i drejtoje te gjitha baterite e politikes dhe jurisprudences (ndonese juristet e tij jane lolo ) kunder ketij akti banditesk te kriminelit Sali Berisha,te kerkoje heqjen e mandatit te tij dhe arrestimin e tij sic beri ai vete per arrestimin e Tahirit per ca llafe gazetash te pa vertetuara!
Nuk e di nese Esat Pashe Toptani ishte si Sali Barisha apo më shpirtmirë se ai. Te mjerte ne kush na ka udhehequr!