Përplasja e djeshme mes gazetarit investigativ Artan Hoxha dhe ish kryeministrit Sali Berisha, nxorri në skenë edhe ish diktatorin e Kilit, Augusto Pinoçeti.
Hoxha hoqi një paralele mes këtij të fundit dhe Berishës duke e paralajmëruar kryeministrin se do të kishte të njëjtin fund të hidhur kur e transportonin në burg me barela.
Po cila ka qenë Pinoçeti dhe çfarë lidhje ka mes tij dhe Berishës?
Augusto Pinoçeti ka qenë një luftëtar i paskrupullt kundër komunizmit i cili ishte njeriu që luajti fijet e puçistëve në vitin 1973 për të rrëzuar Presidentin socialist, Alende të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Fill pasi Pinoçeti instaloi në krye të shtetit një diktaturë ushtarake, përndoqi pa mëshirë kundërshtarët e regjimit të vendosur duke vrarë të gjithë kundërshtarët.
Numërohen se ai ka ekzekutuar dhe ka zhdukur së paku 3.500 njerëz janë vrarë ose janë zhdukur.
Ndërkohë, referuar raporteve të Drejtësisë së Kilit, dhjetra e mijëra qytetarë janë torturuar ose janë detyruar të marrin rrugët e azilimit.
Ndonëse është akuzuar shumë herë për krime ndaj të drejtave të njeriut, ai asnjëherë deri në ditën e vdekjes nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, përcjell “TemA”.
Ai dha dorëheqjen në vitin 1990 pas shumë tentativash dhe ia arriti që të emërohej si senator i përjetshëm, gjë që do t´i siguronte përjetësisht mosndjekjen penale.
Ky post i siguroi atij një pension të majmë dhe e mbrojti gjatë prej cënimit nga drejtësia.
Por situata ndryshoi, vetëm pasi një gjyqtar spanjoll udhëzoi në vitin 1998 arrestimin e Pinoçetit në Londër dhe heqjen e imunitetit të ish-diktatorit.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, oficerët detyroheshin ta shoqëronin me barela në qeli.
Augusto Pinoçet ndërroi jetë më 10 dhjetor 2006 në spitalin ushtarak në Santiago i braktisur nga të gjithë dhe pa asnjë homazh shtetëror.
Përmendja e fundit të tij, duket se “tërboi” më tepër ish-kryeministrin i cili sapo ka filluar të ndjejë lëkundjet e para. (TemA)
KRONIKE E GJALLE ME SY NE EKRAN E NJE KRIMI KUNDER NJEREZIMI
From: [email protected]
Date: January 21, 2011 at 13:17:19 EST
VRASESIT ME FJALE VRASIN EDHE ME PLUMBA
– Pinocheti i Tiranes perballe atij te Santiagos !
…Te pakten tre te vrare ne Tirane….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Tirane 21 janar 2011… Shkoder 2 prill 1991 apo Santiago 73!?
Pamjet nga rruget e Tiranes sot me 21 janar 2011 na sjellin ne sy e mendje pamje krejt te ngjashme me ato te 2 prillit 1992 ne rruget e Shkodres dhe te 28 majit 1996 ne rruget e Tiranes…
Nuk po dua te shkoj te 11 shtatori i zi i vitit 1973 ne Santiago te Kilit. Shume larg ne kohe e ne hapesire. Shume afer ne pamjet e sotme te dhune ne Tirane!
Pinoceti i Tiranes sot ringjalli Caudilljon e Kilit Augusto Pinochet !
Dhjetra mijera, sipas opozites, qindra mijera protestues paqesore te mbledhur perballe selise se Kryeministrise ne Tirane sulmohen barbarisht nga forca te shumta policore e ushtarake.Makina policie te permbysura apo ne flake.
Tym e flake para selise kryeministrise dhe gjate bulevardit “Deshmoret e Kombit”
Police civile, pa asnje shenje dalluese, tipike si paramilatare qellojne me grushte, me shkelma, me shkopinj gome cilindo qe kalon ose proteston paqesisht ose jo perpara selise se qeverise. Shqelmohen barbarisht protestues ose kalimtare te rastit te rrezuar pertoke nga tre- kater paramilitare. Goditen me shkopinj gome apo druri ne koke e ne trup protestues te kapur nga dy- tre civile ose police me uniforme qe nuk perbejne asnje rrrezik apo kercenim per ta.
Perdoren pa kursim bombat me gazin lostjelles, autobotet e ushtrise, forca speciale…Me e keqja hapet zjarr me arme zjarri kunder demonstrusve.
Dhuna- nena e te gjitha te keqijave
Deri tani, sic behet e ditur zyrtarisht nga burimet spitalore se tre proetestues jane vrare. Flitet per me shume viktima. Mbi 50 te tjere jane plagosur dhe ndodhen neper spitale ose klinika private. Qindra te tjere mjekohen ne shtepi nga frika per t’iu drejtuar spitaleve s emos kapen apo keqtrajtohen nga policia …Midis te plagosurve ka edhe police te plagosur, edhe ata bij te popullit, me gure apo sende te forta nga protestues te dhunshem, te provokuar nga forcat e rendit apo provokues te tyre.
Nje reagim i tepruar i forcave te rendit. Nje perdorim i tepruar dhune nga forcat e rendit, te perforcuara edhe nga police civile ose paramilitare… Nje proteste jashte kontrollit te pozites, por edhe te opozites, qe nuk duket asgjekundi.
Asnje nga lideret politike shqiptare te pozites apo opozites nuk shfaqen para publikut. Vetem Presidenti i Republikes Bamir Topi ben nje deklarate as mish as peshk, me fjale te pergjithshme e pa asnje shenje nisme apo zgjidhjeje politike per te qetesuar situaten.
Nje kaos i vertete… Sot rruget e Tiranes u lane me gjakun e protestuesve. Te pakten tre shqiptare te pafajshem nuk do te shohin me kurre driten e Diellit…
Sic e kam deklaruar qe mbreme ne nje koment derguar gazetes “Shekulli” “Dhuna eshte nena e te gjitha te keqijave… Ndaj si pozita edhe opozita, si qeveria edhe njerezia ta parandalojne ate me cdo kusht!
E dhunuara e madhe- Shqiperia
Plagen me te rende e mori sot Shqiperia. Shqiperia eshte e dhunuara e madhe e sotme. Demokracia u plagos edhe me rende. Pervec se me votat e vjedhura ajo u qellua edhe me plumba ne syte e mbare nje populli, ne syte e mbare shqiptareve, ne syte e mbare Botes.
Pasi neperkembi te gjitha marreveshjet e kompromiset edhe me nderhyrjen e nderkombetareve qe nga “Krokodili”, pasi mbylli cdo dere dialogu e mirekuptimi vellazeror me opoziten ne baze te parimit “opozitare por vellezer”, qeveria dhe kryeministri i Shqiperise lane hapur vetem deren e fundit te demokratures- dhunen.
Sot ky kryeminister dhe kjo qeveri i treguan hapur e perballe kamerave jo vetem popullit shqiptar, por edhe mbare Botes se pas shperdorimit e vjedhjes se votes se popullit ” qe u numerua keq ose shume keq ne nje te treten e saj” , ata shperdoruan edhe plumbat, edhe automjetetet e ushtrise, edhe ruajtesit e pafajshem te rendit, edhe forcat speciale, qe financohen me taksat edhe te protestuesve kunder vellezerve te vet.
Cfare ndodh me cjepet qe nuk i hapin rruge tjetrit!?
A nuk deklaroi krejt hapur nga Berati pardje kryeministri shqiptar Sali Berisha” une nuk i hap rruge Edi Rames” ( !? ) Kur shqiptari nuk i hap rruge shqiptarit, kur pozita nuk i hap rruge opozites dhe anasjelltas atehere harxhet i paguan demosi dhe demokracia shqiptare.
Kerkojme e mburremi se i hoqem vizat per shqiptaret drejt Evropes, ndersa u vendosim postblloqe e nuk i hapim rruge, nuk i japim vize njeri – tjetrit brenda atdheut tone- Shqiperise! O Zot cfare politikanesh i kane rene per hise ketij vendi te bekuar!
Lutemi e kerkojme te na hape shteg Evropa e Bashkuar e Amerika demokratike per tu integruar e bashkuar me rrugen e tyre demokratike te sprovuar si me e mira, e nuk i hapim rruge vellai- vellait, shoku – shokut per te punuar e luftuar se bashku si e si ta bejme me te lire e me te mire jeten e popullit tone te mrekullueshem me pasuri pa fund e pa ane!?
Kerkojme e pretendojme te bejme marreveshje e diplomaci deri edhe me Timorin Lindor apo Xhibutin, me Somaline apo Xhamajken…. dhe nuk tregojme as mirekuptimin as miresjelljen, diplomacine me minimale me njeri – tjetrin! Ku po shkojme vellezer!?
Si duket kryeminsitri shqiptar qe mburret per erudcioinin e tij nuk e ka lexuar as degjuar kurre fabulen me dy cjepet qe nuk i hapen rruge njeri tjetrit ne vig… E di si perfunduan te dy!? Ne lume… u mbyten.
Sot patem rastin tragjik te shikonim se ku con moshapja rruge e cjpeve te politikes shqiptare. Vecse per fat te keq ne kete lume te turbullt te politikes shqiptare u hodh sot Shqiperia
Forca e aresyes dhe aresyeja e forces
Ne vend te perdorte forcen e aresyes ata perdoren aresyen e dhunes se tepruar.
Ne vend te degjonin dhe zbatonin keshillen e aleatit dhe mikut me te madh te shqiptareve, SHBA-se per te parandaluar dhunen, ata e nexiten dhe provokuan dhunen.
Sic kam theksuar mbreme ne nje koment derguar gazetes ‘Shekulli” duhet doemos degjuar e respektuar keshilla e arte e mikut dhe aleatit tone me te madh strategjik, SHBA-se per parandalimin e dhunes. “Dhuna eshte nena e te gjtiha te keqijave”. Ashtu ndodhi….
Klasa e sotme politike shqiptare sot jo vetem mbeti ne klase. Ajo deshtoi teresisht sic ka ndodhur rendom gjate krejt shekullit te fundit.
Pasi harxhoi gjithe municionin e dhunes verbale para tri ditesh nga foltorja e altarit te demokracise perlamentit, sot ajo zbrazi edhe municionin e plumbave luftarake, gazin lostjelles, pompat e ujit, shkopinjt e gomes, grushtat e shqelmat kunde rpopullit te vet.
Ne vend te perdorte forcen e ligjit sot qeveria dhe kryeministri shqiptar keqperdoren hapur ligjin e forces, te gjitha mjetet e arsenalin e dhunes se tepruar ndaj qytetareve te vet, nga popullit te vet. vetem e vetem per te ruajtur sundimin e tij autokratik. per te ruajtur karriken e vet te korruptuar qe sot edhe te ripergjakur.
Ligji i forces ne vend te forces se ligjit
Cfare do ti ndodhte Kryeministrit apo Presidentit shqiptar apo liderit te opozites, apo deputeteve te seciles force politike … po te perdornin forcen e aresyes e tu drejtoheshin protestuesve para kreyministrise me nje thirrje per qetesi, per vetpermbajtje, per respektim te ligjit.
Tu thoshte se makinat qe i gjuanin me gure ishin blere me taksat e tyre prandaj duke i goditur ato po godisnin vetveten,se policet e specialet, jo paramilutaret e paidentifikuar, ishin vellezerit e tyre dhe neser vete ata protestes do te ishin ne vend te tyre….
Do ti hidhej uje zjarrit. Do te qetesohej turma. Do te shpetoheshin te pakten tri jete shqiptaresh te pafajshem. Do te lartonin figuren e vet si politikane te aresyeshem. Kryesorja do te shpetonin imazhin e Shqiperise ne syte e Evropes dhe Botes!
Bie maska e fundit demokratike
Pasi i vodhi voten e shenjte, armen kryesore paqesore te demokracise- voten, pasi i dhunoi verbalisht per muaj te tere para kamerave e nga foltorja e organit suprem te nje demorkacise parlamentare si Kuvendi i Shqiperise, pasi i qelloi me plumbat e fjaleve per vite te tera jo vetem opozitaret – vellezer por edhe gjithe shqiptaret, sot e njejta qeveri, i njejti kryeminister i qelloi edhe me plumbat e armeve te zjarrit qytetaret e vet.
Sot Qeveria dhe kryeministri Sali Berishe hoqen edhe masken e fundit demokratike, vetem e vetem per te ruajtur me cdo cmim karriken e pushtetit te tij krejt autokratik e te korruptuar. Sot Kryeministri shqiptar dhe qeveria e tij e hajnave hapi zjarr dhe qelloi hapur kunder vete objektit dhe subjektit te demokracise, demosit, popullit te vet.
Sot ato pervecse hajna u bene edhe vrases ! Vrases me plumba prej verteti pasi ishin deklaruar vrases me fjale!
Vrane me fjale per te vrare me plumba e per ti rivrare perseri me fjale me plumba !
Artani mendon se politika është fushë me lule
Saliu do krahasuar me diktatorin e Haitit Dyvalie,ku xhupzinjt e tij rrembenin,torturonin,dhe vrisnin kundershtare te rregjimit.Saliu me shikun e Gazidedes ka vepruar si tam-tam makutet e Dyvalies ne Haiti,ka torturuar dhe vrare gazetar dhe kundershtare si Remzi Hoxha.
Augusto Pinocet i jane bere homazhet me nderimet me te larta ushtarake ne Akademine Ushtarake te Kilit, nderkohe qe Qeveria refuzoi te organizonte ceremoni shteterore. Krahasimi i Berishes me Pinocetin nuk qendron asgjekundi, po fare fare. Pinocet vertet drejtoi me dore te hekurt por nen udheheqjen e Pinocetit Kili njohu nje lulezim te ekonomise duke e nxjerre Kilin nga nje ekonomi e shkaterruar ne nje ekonomi te lulezuar. Nqs Kili eshte ai qe eshte sot eshte vetem fale Pinocetit pasi perndryshe do kishte perfunduar si Venezuela apo Bolivia me president socialist kooperativist me cizme llastiku. Dhe kot sa per kujtese mbeshtetesi kryesor i diktatorit Augusto Pinocet si me ndihma ushtarake ashtu edhe ekonomike ishte………………………..Amerikaaaa, e nejta Amerike qe sot shet Vetingjeeeee dhe pordhe me rigon per popullin tone. Dhe mbeshtetja e Amerikes per Pinocetin nuk ishte thjesht ideologjike por ekonomike ne rradhe te pare pasi Presidenti Allende ishte pak si shume komunist dhe me idera kunder korporatave. Dhe e fundit sa per njohuri, Pinoceti nuk u arrit te denohej kurre per krimet e tij, pamvaresisht imazhit negativ si diktator she shkeles i te drejtave te njeriut Pinocet vdiq si njeri i padenuar. Dhe meqe jemi tek Pinoceti, shkelesi i te drejtave te njeriut , di gje ti Mero ia ndaloi Amerika hyrjen Pinocetit ne Amerike? Apo nuk kishte informata te besueshme depratamenti i shtetit i asaj kohe per PInocetin?!!!!! Sa per Saliun ai Pinocetit nuk i vjen as ke maja thoit si per nga te keqiat ashtu dhe per te mirat qe Pinoceti beri per popullin e tij. ..
.
.???
.
Malesori nga vicidoli eshte njeriu me veset me te keqia qe egzistojne.Aq te keqia i ka bere vendit sa nuk ngelet vend per te shkruar nje rresht pozitiv.Veset e Saliut si mashtrues,egoist,hajdut ku edhe pjella e tij megjithse u rrit ne qytet u fut ne vorbullen e se keqes qe te gjithe i dine.Edhe gruaja si kukumjacke qe kapardiset me shoqaten e saj abuzonte. Pra kemi te bejme me nje familje pa vlera e dinjitet njerezor.Iu duket cdo gje normale mjafton ti hedhesh nje sy ndertesave qe kane nuk i justifikojne dot pa permendur parate e fshehura jashte neper banka. Drejtesia dhe burgu iu tregon vendin e merituar.