Akuzat për guroren, Taulant Balla nxjerr blof Berishën: Je bërë objekt tallje, ja e vërteta me një verifikim minimal

3 Mars 2018, 22:03Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Sali Berisha mbi një aktivitet privat (gurore) të cilin Berisha pretendonte se kishte lidhje me Ballën.

Balla ka ftuar ish-kryeministrin të bëjë një verifikim minimal ku lejën e shfrytëzimit i është dhënë gjatë qeverisjes së tij dhe se Kompania “Gener 2” dhe “Albavia” e kanë marrë me qera këtë gurore për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçe.

Postimi i plotë në Facebook

O Sali, e kuptoj qe tani je bere nje objekt tallje. Edhe vete se ke menduar ndonjehere qe do perfundoje kaq keq, apo jo?

Ne vazhden e genjeshtrave dhe talljeve te perditshme, sot me bere edhe me gurore. Po si ka mundesi qe nuk bere thjeshte edhe vetem nje verifikim minimal. Te kishe pyetur pronarin e pallatit ku ti jeton, njekohesisht pronarin e kulles 24 katershe ku ti ke zyren luksoze.

Atehere Sali, meqe ti je rrenuar kaq keq sa je kthyer ne nje “kosh plerash” ku hedhin letra anonime dhe ti normal s’heq dot dore nga koha e letrave anonime. Po e informoj publikun qe ate gurore, qe ti pa pike turpi me akuzon mua, sot e perdor kompania ne pronesi te sipermarresit Bashkim Ulaj, njeriu qe te ka ndertuar ty shtepine, zyren dhe qe ta ka rikonstruktuar edhe godinen e Partise tende (SHQUP).

Lejen minerare ne kete gurore e ke dhene ti Sali. Kompania “Gener 2” dhe “Albavia” e kane marre me qera kete gurore per ndertimin e rruges Qukes-Qafplloce.

Tani po je burre, qe ne fakt nuk je, merre dhe pyete sipermarresin, mikun tend.

Apo te ka bere edhe ky dalje…(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje