Artir Lala, babai i Devi Lalës, autori i vrasjes me thikë të 16-vjeçarit Angelo Gjokazaj një ditë më parë në Durrës, ka shpërthyen në lot teksa ka rrëfyer për Report Tv ngjarjen që tronditi mbarë vendin.
Ai ka thënë se ka biseduar me djalin në polici pas krimit dhe e ka pyetur ku e kishte gjetur thikën, me të cilën vrau Gjokazajn, dhe 16-vjeçari i është përgjigjur se e ka blerë tre ditë më parë.
“E takova djalin, ishte i trembur, i thash ku e gjete thikën, më tha kam tre ditë që e kam blerë. Por unë nuk besoj se e ka blerë. Nuk i kam parë ndonjëherë thikë, me thikë me vete nuk ka qenë, mos ia kanë dhënë shokët”, thotë ai.
Ai rrëfen gjithashtu se ka qenë në punë kur është njoftuar nga fqinjët për atë që kishte ndodhur. “U njoftova nga komshinjtë dhe u shokova. Kam qenë në punë dhe nuk e di ngjarjen”.
Artir Lala i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa shton se kërkesa e tij për t’u pajtuar me ta është refuzuar. “Nuk njihem me familjen tjetër. I shpreh ngushëllime familjes, u prehtë në paqe. Kam tentuar shumë herë, me shumë njerëz, por njëherë për njëherë ata janë në ditë zie dhe normal që nuk pranojnë”.
I përlotur Artir Lala rrëfen edhe një ngjarje të rëndë në familjen e tij, ku disa vite më parë ka humbur djalin 17-vjeçar i cili ka rënë nga çatia e shtëpisë. “Para tre vitesh na ka ndodhur një ngjarje, më ka rënë çuni nga çatia e shtëpisë…Tani më keq më vjen për viktimën që morën ne, sesa për djalin tim”.
O te shkretet ju. Zoti ju ndihmofte edhe ata edhe juve.
Qe te dya familjet jane viktima ….
Jane probleme shoqerore, te nje shoqerie te, semur, te coroditur, pa humanizem, pa Fe, pa kultur, …. ky trazicion nuk ka te mbaruar.
Te dhjefsha ngushellimin.
Yt bir-kriminel eshte vetem pasqyra jote dhe se jemes,e askujt tjeter.
Qelbesire, qe i pervluat zemren nje familjeje te tere.
MENDJA E SEMURE VRET DHE JO THIKA . CDO NJERI KA NE SHTEPI THIKA ,POR KUR DEBATOJNE ,NUK VRASIN TE GJITHE . SI MUND TE VRASESH TJETRIN PER JE FJALE ,APO PER NJE SHIKIM ???? CMENDURI .
Jeni njerez te vuajtur, keni ardhur nga malet per nje jete me te mire, punoni fort sepse keni besuar ne konceptin e familjes dhe te rritjes se saj sepse keshtu e do tradita, por gjate ketyre sakrificave nuk keni mbajtur vemendjen e duhur tek femijet dhe tek edukimi i tyre social. Vitet kane kaluar dhe mangesite e formimit te tyre u reflektuan brutalisht ne nje episod mankthioz. Ju tashme do vuani nga ky gabim, por shpresa eshte qe familje te tjera mos te bejne gabimin tuaj. Nuk mjafton vetem sakrifica per t’i sjelle buke ne shtepi, por duhet edhe te perqendroheni tek formimi i tyre social. Ne te kundert, histori te tilla sigurisht qe do te riperseriten me njerez te tjere ne rrethana te perngjashme. Ndergjegjesohuni prinder, sidomos ju qe vini nga rrethet ku kultura sociale ka qene me e dobet dhe ju qe punoni gjithe diten por nuk angazhoheni sa duhet me tolerancen qe duhet t’i mesoni femijeve. Nuk ka asnje arsye te vlefshme pse dy adoleshente te perfundojne ne situata te tilla.
jane femije adoleshente, jane kapur me fjale, pune hormonesh e gjaknxehtesie.
Si dhe kultura e shoqerise sone ku vriten te rriturit, bej hesap te rinjte.
Ne amerike adoleshentet me arme bejne masakra neper shkolla.