Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka lëshuar një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime.
Ai tha se nuk është prekur edhe aq shumë nga vdekja e kolegut të tij Davide Astori.
Alves u shpreh se në botë vdesin mijëra fëmijë, dhe nuk marrin kaq shumë vëmendje.
“Astori? Nuk më preku shumë, se nuk e njihja.
Shumë fëmijë vdesin çdo ditë, por nuk marrin kaq vëmendje.
Jemi të trishtuar për të, pasi bëhet fjalë për një koleg, por nuk jemi aq të trishtuar sa familja e tij.
Davide ka shkuar në një botë më të mirë dhe duhet të kuptojmë se kjo botë është kalimtare”, tha ai. (TemA)
Dani Alves , original evgjit brazilian si ne surat ashtu dhe ne shpirt ………
Ka folur si duhet. Dhe ka thene te verteten. Nuk i kuptoj ata idiotet qe qajne dhe merziten kur vdes ndonje aktor i njohur si Devid Boy etj etj.
ku eshte provokimi?