FOTOT: Aktorja e filmave porno fut në telashe serioze Donald Trump

7 Mars 2018, 10:48Lifestyle TEMA
FOTOT: Aktorja e filmave porno fut në telashe serioze Donald Trump

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka ngritur një padi kundër presidentit Donald Trump.

Ajo pretendon se marrëveshja e vitit 2016, pak muaj para zgjedhjeve, nuk u firmos kurrë nga Trump, në mënyrë që ai në një moment tjetër të kishte mundësi ta mohonte.

Daniels thotë se avokati personal i Trump-it, Michael Cohen, ka vazhduar të përpiqet ta qetësojë atë për marrëdhënien e saj intime me Trumpin që filloi menjëherë pas Melania lindi djalin e tyre të vetëm, Barron.

Avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, pranoi se i kishte dhënë privatisht 130 mijë dollarë një aktoreje pornografike, në vitin 2016.

Në padi, aktorja e filmave porno, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, shprehet se ka nisur një lidhje intime me Trump në verën e vitit 2006 dhe kjo vijoi në vitin 2007.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur ende asnjë reagim.

Marrëveshja është hartuar në vitin 2016, pas publikimit të famëkeqes “kaseta Acces Hollyvud”.

Regjistrimi përfshinte edhe një dialog të Trump-it, ku fliste për ngacmimin e femrave.

Pas publikimit të këtij regjistrimi, shumë femra nisën ta akuzonin Trump-in për ngacmim.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Aktorja e filmave porno fut në telashe serioze Donald Trump”

  1. Linda says:

    U qakam kote une nga burri im, ai nje dashnore ka deri tani.i

  2. Harillaqi says:

    Na merzitet me keto historira.Dihet nga te gjithe,dhe vete ka deklaruar se Trump eshte femnist,eshte kurvar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje