Kukësi nuk e ndryshon stadiumin këtë sezon, do të vazhdojë në “Zeqir Ymeri”

9 Mars 2018, 11:03Sport TEMA

Kohët e fundit, duke parë gjendjen e amortizuar të stadiumit “Zeqir Ymeri”, u mendua varianti për ta braktisur këtë stadium dhe për t’i zhvilluar ndeshjet në një vend tjetër.

Kukësi do të vazhdojë të luajë në stadiumin e qytetit të tij, ku nesër pret Teutën.

U përmend pak kohë më parë se varianti më i mundsëhëm ishte që Kukësi të luante në “Elbasan Arena”, por ndoshta drejtuesit e klubit verior kanë ndërruar mendje, duke qenë se kampionati po shkon drejt fundit.

Fusha e stadiumit të Kukësit është një problem i madh, pasi është jashtë çdo lloj standardi dhe dëmton edhe shëndetin e lojtarëve.

Kukësi ka në plan rikonstruksionin e plotë të stadiumit.

Por duket e vështirë që kjo gjë të ndodhë këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje