Ndahet nga jeta mjeku i njohur, ja ku do të mbahen homazhet në nder të tij

11 Mars 2018, 10:42Kronika TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çelo, pasi humbi betejën me një sëmundje e rëndë.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kanë bërë më dijë se homazhet në ndër të tij do të mbahen në një hotel ditën e hënë, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30.

Ndërkaq doktor Polikroni do të prehet në varrezat e Sharrës.

Polikron Çelo lindi në vitin 1932, ndërsa ka qenë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.

Po ashtu ai shërbeu për shumë kohë si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Pediatri i njohur, kontribuoi shumë për mjekësinë shqiptare si dhe është autor i disa librave. (TemA)

8 komente në “Ndahet nga jeta mjeku i njohur, ja ku do të mbahen homazhet në nder të tij”

  1. etae says:

    U prehte ne paqe!
    Me ka mjekuar femijet.
    Respekt!

  2. Peci haxhinasto says:

    Ngushellime familjes…. Po te kete lindur ne 1932 nuk ka qene 81…!.

  3. LORA says:

    I lehte dheu yne per profesorin humanist pediater Polikron Cela.
    M’e ka vizituar vajzen;nuk do t’a harroj kurre profesionalizmin e tij.

  4. perlat spahiu says:

    kam pasur fatin ta njoh nga afer doktor Polikronin,njeri i edukuar, i thjeste ,nje Permetar i vertete.ngyshellime familjareve.

    1. patrioti says:

      Po ku ka permetar te keq , o Perlat . Po te ishin gjithe shqiptaret si permetaret , ne do te kishim hyre te paret ne Evrope . Permeti eshte nje zone ku kriminaliteti eshte pothua ZERO .

  5. Isuf Kalo says:

    DrPolikroni ishte zemer e madhe .Ishte mik i devotshem i femijeve dhe nenave shqiptare
    Paqe per te Emeri , kujtimi dhe vepra e tij do mbeten te paharuara
    Me dhimbje dhe nderim

  6. Isuf Kalo says:

    DrPolikroni ishte zemer e madhe .Ishte mik i devotshem i femijeve dhe nenave shqiptare
    Paqe per te Emeri , kujtimi dhe vepra e tij do mbeten te paharuara
    Me dhimbje dhe nderim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje