Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja është shprehur i pakënaquur me lojën e ekipit të tij në barazimin 1-1 përballë Teutës.
Ai u nshpreh se i pëlqen vetëm fakti se si skuadra reagon por jo loja pasi humbja paragjykohet në Shqipëri.
“Ndeshja me Teutën? Pjesën e parë nuk kemi treguar lojën tonë por u futëm në fushë duke parë rezultatet e tjera. Më plëqen fakti që dimë të reagojmë dhe nuk pajtohemi me disavantazhin. Nëse do ishte një rezultat tjetër do paragjykoheshim dhe kjo na jep presion. Çdo rezultat na vë para akuzave që Skënderbeu toleron por ne nuk kemi asnjë aleat dhe do japim maksimumin në çdo ndeshje. Ka gjëra që më shqetësojnë sepse nuk dua të fillojmë duke i dhënë kundërshtarit hapësira. Mungesa e Muzakës u vu re dhe bëri që të kishim vështirësi në sulm pasi ai ka tipare sulmuese.
UEFA? Me çështjen e UEFA-s punon zyra që klubi ka marrë . ne jemi 100% te ojesa sportive spese ne po tregojmë që në çdo ndeshje të jemi të përqendruar dhe të shkojmë drejt titullit kampion dhe drejt fitimit të Kupës. Kjo është detyra jonë dhe do të merren të tjerë me vendimin. Ne presim të merret një vendim në favorin tonë.
Jashanica? Të gjith e dimë që Jashanica nuk ka asnjë faj në atë çështje por nuk kemi informacion për vendimin që do të merret.
Hapsirat për të rinjtë? Skënderbeu përveç trofeve ka si qëllim dhe promovimin e lojtarëve të rinj. Jnëse një lojtar pretendon të promovohet, atëherë aduhet të fitopjë fdanellën e ekipit. Të fitojë njëherë një vend në gruyp dhe pastaj duhet të shohë për jashtë. Nëse një lojtar pretendon të ikë jashtë, le të fitojë njëherë fanellën e Skënderbeut sepose me rivalitet shkohet përpara”, u shpreh Daja
Ndërsa trajneri i Teutës, Gentian Begeja, u shpreh:
“Është për të ardhur keq, se skuadra luan futboll, zakon i vjetër që ia falim kundërshtarit golin. Nuk tregohemi profesionistë, loja përfundon kur abritri i bie bilbilit. Kundërshtari na rrezikoi vetëm me aksion në minutën e fundit, për të ardhur keq.
Janë situata që përjetohen nga trajnerët, por nuk është hera e parë që ndëshkohemi në fund. Duhet të tregohemi më profesionistë se situata në këtë trepikësh do na kushtojë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.
Për mënyrën se si erdhën ngjarjet, të vjen keq që pësuam në shtesë. Në fillim të ndeshjes do ta mendoja ndryshe, se kishim para skuadrën më të mirë, por si rodhën ngjarjet, është për të ardhur shumë keq. Lojtarët duhet të tregohen më të përgjegjshëm, më profesionistë për situatën, kanë dëshirë dhe entuziazëm. Si rodhën gjërat, kundërshtari ka lojtarë cilësorë që të ndëshkojnë, prandaj jemi të mërzitur se tre pikët ishin shumë të arta duke pasur parasysh se Vllaznia u ndal me Partizanin”, tha Begeja.