Partia Demokratike thirri këtë të enjte kryeministrin Edi Rama për interpelancë, për ndihmën ekonomike.
Por, ndërsa në foltore fliste Edmond Spaho në emër të PD-së, kryeministri Edi Rama është shfaqur me kufje në vesh.
Kjo ka shkaktuar edhe debate në sallë.
Spaho: Nëse ka nevojë të dëgjojë muzikë, ka një dhomë atje, të shkojë e të dëgjojë.
Kjo tregon seriozitetin, se sa seriozisht e merr këtë çështje.
Ruçi: Kufjet i ka për të dëgjuar më mirë tyja kthjellët, se është fonia e dobët.
Spaho: Kryeministri të heqë kufjet pastaj të vazhdoj unë.
Ruçi: Ky u nderon, juve s’doni, vazhdoni…
(TemA)