Xhafaj sulmon opozitën: Baltosës kronikë, shokuat dhe ndërkombëtarët. Sekuestrimi i 613 kg kokainë, vepër e policisë shqiptare

15 Mars 2018, 13:11Politika TEMA

Nuk rresht se deklaruari se ndalimi i kokaines ne portin e Durresit ishte thjeshte dhe vetem nje aksion i forte i policise shqiptare dhe i organeve ligjzbatuese shqiptare, pas ndihmen e askujt.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sërish dhe ne Kuvend se operacioni i 27 shkurtit ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Durrës, ishte vepër e Policisë Shqiptare.

Nga foltorja e Kuvendit Xhafaj sulmoi opozitën lidhur me akuzat që kjo e fundit ka lëshuar këto ditë për qeverinë, dhe faktin se kjo e fundit mori sipas saj meritën e aksionit.

Xhafaj tha se liderët e opozitës dolën qesharak edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Ai i quajti baltoses kronike.

“Partnerët ndërkombëtarë, SHBA, drejtpërdrejt por edhe agjencitë tyre, DEA, EUROPL, INTERPOL e shprehën meritën e policisë shqiptare në këtë operacion.

Vete kreu i Antimafias italiane i habitur me instrumentalizimin e fjalës së tij, deklaroi qartësisht se ky operacion merr rëndësi falë faktit se u realizua nga policia shqiptare dhe pa ndihmën e partnerëve.

Ky operacion është ndër rezultatet më strategjike. Jo vetëm ne, por edhe partneret janë të çuditur dhe të shokuar me lidershipin e opozitës shqiptare të operacionit të drogës.

Si është e mundur që liderët tuaj artikulojnë pa pikën e turpit akuza. Si mund ti bëni këto akuza? Kur partnerët tanë ndërkombëtar japin vlerësim të madh.

Disa prej jush janë qesharak në skenarët se kush e solli kokainën, kush i njoftoi, pse? Lërjani këtë çështje kompetentëve.

Për më tepër në këtë rast atë që e bëjnë këtë punë, jeni shprehur publikisht kundër tyre. Ju thatë se ne ishim porositës, dhe po ne ia prishëm planet atyre, pasi e kapëm”, tha Xhafaj.

7 komente në “Xhafaj sulmon opozitën: Baltosës kronikë, shokuat dhe ndërkombëtarët. Sekuestrimi i 613 kg kokainë, vepër e policisë shqiptare”

  1. mirel says:

    Ik o Xhafe, fut Berishen ne burg njehere, pastaj dhe Ramutin. Pastaj merru me sukseset e policise.

  2. arditi says:

    Tani u thoni iu lumte policeve, me pas u futni gishti, i nxirrni ne rruge, gjoja nuk e kaluan vetingun. Ja ktu do jemi e do ti shofim policet qe do ti hiqni nga puna, kur te fillojne te flasin per shefat e tyre., per urdhrat e porosite qe iu kane dhene.

  3. Sidorela says:

    Po vallaj mire ju thot se lan nam.

  4. Molieri says:

    Kjo eshte opoxita jone e nderuar qe na flliqi ne syt e botes

  5. Bashkimi says:

    Kjo nuk ndodh ne asnje vend qe te kapet droga dhe te bertasi opozita pse e kapet.

  6. Qerosi says:

    Ore shum i dogji ktyre te PD qe u kap droga si shpjegohet??!!

  7. vaso says:

    Si mundet me pa policia brenda nje konteneri pa skaner ose pa u lajmeru nga dikush?
    Apo i kane syte me infra te kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje