Panuçi: Nuk kam plan të ndryshoj asgjë, jemi gati për të fituar ndaj Norvegjisë

25 Mars 2018, 13:53Sport TEMA

Trajneri i kombetares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur sot ne konferencen per shtyp per miqesoren e neserme kunder Norvegjise.

Panuçi u shpreh se ekipi eshte stervitur mjaft mire ne kete periudhe dhe neser do te kerkohet vetem fitorja.

Tekniku italian tha gjithashtu se ndryshimi i vetem ne formacion do te jete aktivizimi qe nga minuta e pare e Ramadanit qe do zevendesoi Lilajn.

Grupi ka punuar shumë mirë, lojtarët kanë qenë shumë seriozë, edhe pse është  një moment delikat io sezonit. Jemi gati ta luajmë këtë ndeshje. Kemi punuar për 7-8 ditë dhe jemi plotësisht gati.

Nuk kam në plan të ndryshoj dhe dua që nesër të mundim Norvegjinë.

Formacioni? Nuk ka surpriza. Është dëmtuar Lilaj dhe do të luajë Ramadani, një lojtar i ri me shumë personalitet. Besoj se do të tregojë nivelin e tij.

Kemi lojtarë, që tani nisin sezonin e tyre. Ka edhe nga ata që nuk kanë luajtur, ose kanë luajtur shumë pak. Kërkoj prej tyre një përfaqësim më të mirë dhe më serioz se të tjerët. Për sulmin kemi lojtarë si Cikalleshi, Sadiku e Balaj, të shohim kush do të luajë. Edhe për Lenjanin apo Alijin do të shohim.

Kam në dispozicion 6 ndërrime dhe do të shoh për ata që do të hedh në fushë nga stoli. Ramadani e ka stofin e lojtarit me personalitet, stofin e liderit.

Abazaj është një lojtar i mirë një kundër një dhe mund të luajë, duke parë ndeshjen. Për të luajtur me ekipin kombëtar duhet të arrish një stad të caktuar.

Zhegrova? Suksese Zhegrovës! Bare është një lojtar që e kam ndjekur dhe do të pjesë e atyre 25-26 lojtarëve, që do të kem në plan për ndeshjet eliminatore. Skemën e bëj në bazë të lojtarëve dhe beson se 4-3-3 është e përshtatshme për këta lojtarë.  Nëse nuk sulmon, nuk fiton. Në ndeshjen me Italinë kemi bërë një paraqitje shumë të mirë.

Besoj se që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë, skuadra po rritet dhe është shumë e fortë. Nuk luaj në mbrojtje, luaj përpara. Nesër (sot) luan Strakosha”, deklaroi Panuçi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje