Sonila Meço: Kremlini shënjestrohet nga Rama si ujku që i pret kësulkuqes Shqipëri rrugën për në BE. Zaloshnja: Është propagandë

28 Mars 2018, 12:21Blog TEMA

Sonila Meço dhe Eduard Zaloshnja kanë komentuar vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy dilpomatë rusë nga Tirana.

Shqipëria është në listën e vendeve të NATO-s dhe po të shohësh me kujdes vendet që i janë bashkuar thirrjes së Uashingtonit, janë anëtare të saj, të BE-së, ose të të dyjave bashkë. Një lëvizje en block, që nuk i lë Shqipërisë shanse të reagojë përndryshe.

Ky është një akt solidariteti dhe jo një kundërpërgjigje dhe si i tillë, nuk mbetet shumë për të analizuar në vendimmarrje. Gjithsesi, kjo është kriza më e fortë diplomatike me Rusisë dhe Perëndimit,  që pas ngjarjeve të Krimesë. Në një nga analizat në televizionin rus, një akademik e krahasoi situatën me një pikturë të Breughel “I verbri, që udhëheq të verbrin”, sepse një vend si Britania tërheq të tjerët, pa një motiv të qenësishëm. Unë e mendoj ndryshe, në skakierën gjeopolitike janë lëvizje strategjish, ku Shqipëria jo vetëm nuk ka ‘ushtarë’, por edhe është në radhën e fundit të spektatorëve.

Në analiza përmendet Lufta e Ftohtë, por nuk duhet të harrojmë se Rusia nuk është Bashkimi i dikurshëm Sovjetik, me një super-mobilizim, një lojtar global me një ideologji të konsoliduar. Më shumë se të prekë axhenda globale, Rusia sot e ka ndikimin tek vendet pranë saj dhe deri në Siri. Fuqia e saj nuk është e dikurshmja, por ajo di si të trazojë ujera nëpërmjet sulmeve kibernetike, vjedhjes së informacioneve, apo mbështetjes së partive ekstremiste në vende të ndryshme. Çdo vendi i takon të mbrohet, të edukojë shoqërinë mbi problematikat e reja të ndërhyrjeve nga jashtë dhe nëse kjo mund të konsiderohet valë e re ndërgjegjësimi, rasti “Skripal” e ndezi atë. Shqipërinë nuk e shoh faktor në këtë  skenë gjigande gjeopolitike.

E vendosur në një situatë të kushtëzuar nga prezenca në NATO, me statusin e kandidatit në BE, në pritje të çeljes së negociatave, e brishtë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare e me aleanca të deklaruara strategjike, solidarizimi i saj është logjik. Pavarësisht se nuk jam eksperte në fushën e diplomacisë, në një lexim të përgjithshëm e mbi informacionet që kemi, Shqipëria ka ndjekur një vendim të aleatit të saj më të madh strategjik, në kuadër të angazhimeve që ka me të.

Të jemi të saktë, Rusia për Shqipërinë evokon kohën e Bashkimit Sovjetik, daljen e bujshme nga Traktati i Varshavës dhe ndikimin tek fqinjët, me të cilët ndan trashëgimi historike, kulturore e fetare. Nëse ariu rus i ka hesapet me Perëndimin, krekosja e Shqipërisë për të trembur me të BE-në, në rast se nuk e integron, është sikur ta ngacmojë vetë për ta bezdisur dhe zgjuar. Deklaratat e kryeministrit shqiptar për një implikim të Rusisë në rajon, nëse ky lihet jashtë portave të BE-së ngjajnë më shumë përpjekje për ta çarë ‘murin’ që na ndan me shkelma, duke mos pritur hapjen e merituar të derës. Raportet zyrtare mbi implikimin e Rusisë në demokracitë europiane nuk e përfshijnë Shqipërinë. Sepse nëse ka fakte për implikim, duhet të bëhen me dije, ashtu sikurse veprimtaria agjenturore e dy diplomatëve rusë, të saposhpallur të padëshiruar.

Në këtë histori ka dy nivele, i pari i një raporti të ri gjeopolitik forcash, në një botë, ku po ndryshojnë boshte ideologjikë dhe financiarë. Këtu Shqipëria nuk ka asnjë rol, asnjë ndikim e implikim. Përveçse një fabul për kryeministrin shqiptar për ta shitur në ekranin që drejton e menaxhon vetë, si forma e vetme për të mbuluar përmbajtjen blozë në përmbushjen e rekomandimeve për integrimin në familjen europiane.

Niveli i dytë është ai lokal, tejet provincial ku na çon me siluret e tij kryeministri qitjelargët. Të shënjestrosh Kremlinin si ujku që i pret Kësulkuqes Shqipëri rrugën për në BE, ta përdorësh si “gjyshe” për të trembur kundërshtarët politikë brenda vendit e për të ndërtuar një përrallë të tërë si legjendë për të mbajtur pushtetin, na bën të gjithëve kolopuçë, nëse e besojmë”, thotë Meço për AFP.al.

Ndërsa Zaloshnja shprehet:

Po aq pak rëndësi sa pati pjesëmarrja e Shqipërisë ne koalicionin perëndimor që sulmoi Irakun në vitin 2003, aq rëndësi ka edhe futja e saj në grupin e 23 vendeve që dëbuan diplomatët rusë, në kuadrin e çështjes “Skripal”. Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare ka thjesht vlerë propagandistike në “tregun e brendshëm” politik, në kohën kur Basha akuzohet nga mazhoranca, se është përdorur rusët para zgjedhjeve të vjetshme.

Qysh prej largimit të nëndetëseve ruse nga Pashalimani në vitin 1961, influenca ruse ka qenë dhe do mbetet e dobët në punët e Shqipërisë, pavarësisht nga piruetat e qeverive shqiptare, të ngjashme me këtë të fundit…”(TemA)

7 komente në “Sonila Meço: Kremlini shënjestrohet nga Rama si ujku që i pret kësulkuqes Shqipëri rrugën për në BE. Zaloshnja: Është propagandë”

  1. Vito mashtruesi nga Napoli qe solli kermij says:

    hahahahahhahahahhahahahhahahah
    hahahahahhahahahahahhahahahaha
    Sonila Meço
    hahahahahahahahahahahahhahahhahha
    hahahahahahahahahahaha
    Ne afp.al hahahahahahahahahahahahaha

  2. fieri says:

    ooo Sona po sesht pune per ty kjo, leri komentet edhe analizat ti, tako GD se ke mesu ca gjena te reja, ik te tregoje dicka , se ke pas , kane dole gjena te reja te bukra

  3. butrinti says:

    PO IFLUENCA SERBE SI TE DUKET ZOTI ZALOSHNJA ? LERE SONILEN SE ME SA DUKET I KA BLERE LENTET NE RUSI.

  4. Ohoooo says:

    Doli kjo baxhella te jape mend
    I iku Beketi te.shkretes ,ka ngel thate ….

  5. do vijë një ditë says:

    Ku ha buke kjo kurva Sonila? Se dime qe ate tjetrin e ha dhe rruges.

  6. ladi says:

    Obobobobobob Sonila Meco, kjo kerme e gazetarise shqiptare. kishim rene rehat pa kete

  7. gabeli says:

    Gazeta tema mos u mere mr baxhellen se po e ule vleren Tek lexuesit artikijt e saj nuk Kane vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje