Debati mbi tarifimin e “Rrugës së Kombit”, prej kur nisi këtu e vite më parë, ka ngërthyer dhe një aspekt lokal, faktin se zona e atyshme, Kukësi e rrethina, duke qenë se është një zonë e varfër do penalizohej padrejtësisht.
Dhe tani që nisi pagesa, kjo pikë debati, e patjetër ajo mbi penalizimin e kosovarëve, është majisur akoma dhe më shumë.
E për ironi, konçensionari që mbledh të ardhurat është sa kosovar aq dhe kuksian, që në kuptimin krahinor kanë dhe një shkrirje mes tyre: Kastrati i Shefqetit, një hasian nga qyteza e Krumës, që i bie të jetë dhe gjakovar, po ashtu nga koncepti i shkrirjes krahinore.
Dhe ironia tjetër është se Shefqet Kastrati e ca të të tjerë si ai, u përkasin bijve të trevës Kukës- Has, që u bënë ndër zengjiët e parë shqiptarë duke ardhur nga hapësira varfërie.
Dhe i pari është Shefqeti, një ish-shofer eksporti në vitet ’80 që falë shkathtësisë dhe zotësisë së treguar në kushtet e një ekonomie tregu, arrin të përfitojë nga privatizimet e para duke “vënë dorë” mbi ish-Parkun e Automjeteve të Kukësit të cilin e drejtonte në fillim të viteve ’90. Bën të vetat 10 Skoda dhe me to nis e vë pasuri, duke u zhvendosur më pas në Shijak me hapjen e të parës pikë karburanti.
Por erën e naftës, në fillimet e ’90-ës do e ndjente dhe nuhatja e një tjetër hunde kuksiane: Shyqyri Duraku, një ndër të parët grosistë karburantesh në Shqipëri, që në vite do të ngrinte perandorinë Eurodrini.
Shyqi, një ish-sekretar partie në Kukës që i ra lapsit duke privatizuar ish-shtëpinë e partisë në këtë qytet, do bënte më pas dhe pak karrierë politike duke u zgjedhur deputet i PS-së në legjislaturën 2001-2005. Pas ardhjes në pushtet të PD, nisi të largohej nga tregu duke ia shitur pikat e karburantit Taçi Oil-it.
Siç është linja Neptun sot e elektroshtëpiakeve, ka qenë Lindi dikur, nga ’90-ta deri në 2000-in. Ishte firma e Basri Rukës, një tjetër kuksiani që më pas do merrte dhe Benz-Mercedezin nga gjermanët, të cilin pak kohë më parë ia shiti bashkëkrahinorit, Shefqet Kastrati.
Kadri Morina, është ky një tjetër kuksian – nga Hasi porsi Shefqeti, i cili qe ndër të parët në Shqipëri me firmë ndërtimi, duke fituar dhe tendera rikonstruksionesh të institucioneve publike.
Te Kurban, Rama i referohet atij si një mik musliman i cili pranoi të bënte falas një rikonstruksion të Xhamisë së Et’hem Beut, duke qenë se drejtues të kësaj xhamie i kishin kërkuar një dorë ndihme si kryetar bashkie.
Sot Kadri Morina zotëron dy kompani sigurimesh, dy kompani ndërtimi, dhe Bar-Restorant Piazza.
Më në hije se të gjithë këta por jo më pak i kamur, ka qenë Shani Peposhi, një ndër grosistët më të mëdhenj farmaceutikë ndër vite. Me sharmin e një intelektuali, ai morr vetëm me këtë linjë pasurimi duke zgjedhur që pjesën e tretë te jetës ta kalojë në Amerikë, siç dhe Basri Ruka.
Po kështu, me Kukësin lidhet dhe një emër tjetër i parasë, Fitim Gerxhaliu me Gjallicën e tij të famshme të piramidave, që sigurisht nuk ka asnjë lidhje, veç asaj krahinore, me të sipërpërmendurit, edhe nga fakti se preferoi t’i futej një aventure për të bërë lek.
Pra, Kukësi është ndër ato zona të varfra që nxorri ndër parelinjtë më të mëdhenj e më të njohur të tranzicionit shqiptar. Por jo gjithnjë ka qenë kështu në një kuptim kolektiv.
Nga ’92-shi e deri në ’95-ën, në Kukës do hynin të ardhura të mëdha nga embargoja e naftës në ish-Jugosllavi prej luftës në Bosnje.
Në ato vite, shumica e automjeteve në qarkullim në Kukës, do kishte të adaptuar një dubël-sebrator për të çuar e shitur naftë në Prizren e Gjakovë.
Por ç’ndodhi? E gjithë kjo para, si dhe e atyre individëve të mësipërm nuk u investua kurrë në Kukës.
Ajo u zhvendos drejt Tiranës, aty ku u ngritën në vite dhe perandoritë e biznesit. Dhe sot pra kemi kuksianë shumë të pasur, të një Kukësi shumë të varfër.
Dhe jo vetëm kaq. Në këto kohë të vështira për këtë zonë e qytet, ekipi i futbollit, historikisht në kategoritë e ulëta dhe pa ndonjë emër, ngjitet në elitë duke fituar madje dhe kampionat.
Dhe kjo falë një tjetër pareliu, Safet Gjici, që për ndryshim nga bashkëkrahinorët vendosë të investojë dhe në qytet. (tesheshi)
Pershendetje,
Shefqet Kastrati eshte nga Kukesi, njeri i nderuar dhe respektuar .
Eshte me origjine nga nje zone qe sot mbulohet nga Liqeni i Fierzes ( i quajtur Brrut) dhe ne ate kohe regjimi i dergoi me banim ne Krume Has banoret e fshatit te permbytur. Shume respekt per banoret e Hasit !!
Nord
Ju lumte kuksianeve. Kot iu ka ngel dibraneve per te zgjuar. Mund te jene me fjale dibranet te zgjuar, por me vepra me cpo lexoj paskan dale kuksianet.
Dibranet kane te krenohen me Nexhmie Hoxhen dhe Monika kokemadhja(alias krye madhi)…te dyja te urryera nga vete dibranet.
Domethene hajdutet qe vodhen pasurine kombetare, skodat dhe ndermarjet shteterore sot po behen pronare te jetes se banoreve te Kukesit dhe te gjithe Shqiperise.
Nuk e di cfare ka dashur te tregoje autori me kete shkrim, po kjo tregon se ne te kujt ka rene ky popull, dhe si drejton qeveria shtetin duke bashkepunuar me hajdutet e shtetit per vazhduar vjedhjen e shtetit.
Hapur fare.
Doli shoferi i transportit. U be i shkathet thone
.dhe i privatizoi te gjitha? Si? Me cfare te drejte?
Te gjithe keta i lidh nje fill: Sigurimi i Shtetit.
Perpara!
Keto persona pavaresisht se ju i permendet per parate e tyre nuk gezojne asnje fije respekti ne Kukes. Ju rrofshin parate qe kane filluar ti vene ne Kukes dhe ja kane kthyer shpinen ketij qyteti duke e mallkuar ate. Por mallkmi do ju kthehet mbrapsh Dhente Zoti. Keto persona nuk kane bere asnje aktivitet bamoresie ne kete qytet .Nuk kane asnje investim qe te kene punesuar te pakten nje njeri .Une qe po ju shkruaja jam njeri publik ne Kukes dhe keto persona nuk gezojne respekt. Ti marrim me radhe: Shefqet Kastrati me kater klase shkolle qe nuk di te shkruaje emrin e tij nuk eshte shofer eksporti, por shofer rrotoshe(makine e vjeter). Nga njohja me nje sigurims si Edmond Shega u be i pasur. Te dyshimta pasurite e tij. Nese jane apo jo te tijat apo te ndonje pushtetari kjo mbetet per tu pare. Ka pseudonimin “Speci i Brrutit”, pasi fshati i tij Brrut njihej per kultivimin e specit te cilen e ndanin pergjysem ne kandar si koprrace qe ishin. Atehere cfare prisni nga Kastrati. Shyqyri Duraku me zero respekt ne Kukes. Pasi iku nga deputet nuk guxon te vije ne Kukes. Basri Ruka gjakovari i Kukesit, person qe ka zero respekt ne Kukes. Shani Peposhi, njeri servil i papare . Me zero respekt ne Kukes. Kadri Morina kapterr i ushtrise. Vodhi patatet e ushtrise ne vitet e para te demokracise dhe filloj te beje para. Eshte nje fshatar nga Shikaj qe nuk ben hajer per komunitetin por vetem per pushtetin.Thuhet se INSIG nuk eshte i tij por i nje pushtetari te larte. Edhe ky me zero respekt. Te na dalin e na thone se kujt i bene hajer, pervecese jane servile te pushtetareve. Keto nuk kane bere asnje sponsorizim te pakten. Ne fund Safet Gjici. Ky nuk ka zero respekt, per shkak te investimit ne futboll, por jo shume respekt. Ne Kukes per keto pasunare kuksiane qe nijihen per servile thuhet se pastrojne parate e politikaneve, ndaj keto te fundit nuk i lejojne qe te bejne asnje aktivitet ne Kukes
Prokuroria po boka gati fletthirjen per Kastratin….,,,,,
Se kush jane dibranet e ka treguar historia Nuk mund te krahasosh dy te pakrahasueshme kurre Dibra si ka llogarit kurre kuksianet me veten Ata njihen vetem si dru me pre e me u grind me hunj me njeri tjetrin Per egzemplar ke flamur noken ne parlament e kudo
Dibra krenohet me Skenderbeun Haxhi Vehbi DIBREN Elez Isufin Haxhi LLeshin e nje numur pafund tribunesh Kurse Nexhmije Hoxha eshte e do te mbetet perjete Nderi e Lavdia e saj Qente nuk dijne tjeter gje vecse te lehin Sa per moniken Dibra nuk e ka fare ne hesap sepse nuk merret me plehra
Pse duhet lehtesuar Kukesi nga pagesa e rruges? Rruga nuk eshte kuksianeve,por e te gjithe popullit shqipetar.Kush eshte ai mut muti qe fute kete kunje,ku Kuksi te perjashtohet nga pagesa.Ne asnje menyre.Pagesa te vihet e te zbatohet nga te gjithe, ashtu si e ka parashikuar qeveria.Qejfe dhe deshira ka plot,por jo per te imponuar qeverine.Me ka pelqyer komenti i ALBAN LUMA,ku tregon disa te verteta per ata qe jene pasuruar me pe te drejte.Pershendetje.