"Bomba" nga Italia: Ancelotti zëvendëson Allegri-n te Juve në fund të sezonit

5 Prill 2018, 19:36Sport TEMA

Në mediat italiane raportohet se Max Allegri do të largohet nga Juventus në fund të sezonit dhe një nga kandidatët për ta zevendesuar është Carlo Ancelotti.

Një rindërtim i skuadrës është planifikuar nga drejtuesit pas kapitullimit në Champions League.

Analisti Luca Moblano madje pretendon se Allegri i ka shprehur skuadrës se do të largohet nga klubi në fund të sezonit në qershor.

Sipas Corriere dello Sport, klubi ka kontaktuar disa kandidatë, përfshi edhe Ancelotti-n.

Do të ishte një rikthim i tij në stolin e Allianz Stadium. Ancelotti ka qenë trajner i Juventus por sukseset më të mëdha i ka pasur me Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ancelotti aktualisht është duke pushuar pas shkarkimit nga bavarezët por Juve do të ishte destinacioni i përsosur për të.

3 komente në ““Bomba” nga Italia: Ancelotti zëvendëson Allegri-n te Juve në fund të sezonit”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero, hap nje suplement Tema Sport e boto kto lajmet sekso-sportive, po mos tall menderen duke futur lajme qe shqiptarit as i hyjne ne kandar hic e qe mund ti lexoje ne cdo faqe idiote FB.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Mero, hap nje suplement Tema Sport e boto kto lajmet sekso-sportive, po mos tall menderen duke futur lajme qe shqiptarit as i hyjne ne kandar hic e qe mund ti lexoje ne cdo faqe idiote FB…

  3. coro says:

    akoma me te vdekurin merret juvia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje