Fatmir Limaj nxjerr “bllof” Ilir Metën

5 Prill 2018, 10:14Politika TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues tjerë të lartë të shtetit shqiptarë. Temë e këtyre takimeve, Limaj thotë se ka qenë vendosja e taksës në rrugën e Kombit.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka bërë me dije se ka parë vullnet të kryeministri Rama për të gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këtë rrugë.

Unë pres shumë shpejt qe qeveria shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

“Në vizitën time në Tiranë kam pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Temë e këtij takimi ishte edhe vendosja e taksës për ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.

Më kënaqësi mund të them se pashë një gatishmëri të kryeministri Rama për ta gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në “Rrugën e Kombit”.

Të njëjtin vullnet e pashë edhe në takimin e përbashkët që pata me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Financave dhe shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Unë pres shumë shpejt qe qeveria shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”.

Me këtë postim, Limaj ka nxjerrë bllof Ilir Metën, që thotë se e priti Limajn në një takim, për të diskutuar për taksën e “Rrugës së Kombit”.

Limaj nuk e përmend fare Metën, pasi në fakt, ai nuk ka asnjë rol në vendosjen apo heqjen e taksave.

Ishte kënaqësi të prisja sot sëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, për të shkëmbyer mendime për rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

Ndamë të njëjtën bindje se Rruga e Kombit është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë.

Mirëmbajtja dhe rritja e standarteve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, shkruante Meta një ditë më parë.(TemA)

2 komente në “Fatmir Limaj nxjerr “bllof” Ilir Metën”

  1. Nina says:

    META HAJDUT.. NUK NJIHET SI PRESIDENT.. VETEM PER HAJDUT DHE KRYETAR I PARTISE SE RRUGACEVE

  2. ALBAN DEGA says:

    NJE PRESIDENT JO VETEM KRYEHAJN GATI SA BERISHA
    POR EDHE RRENC SI BERISHA !

    -Me vjen turp per Presidentin e vendit tim te lindjes
    gati sa edhe per paraardhesin e tij Sali Berisha !

    – Do te ish si ne nderin e tij edhe te Hashim Thacit te
    japin doreheqjen per zezonat e tyre antishqiptare
    nje minute e me pare !

    Si shqiptar nga kombesia me vjen turp per Presidentin qe ka sot Shqiperia.
    I kapur ne flagrance nga zevendesi i tij ne LSI dhe qeveri Dritan Prifti me ze e me figure e bllok
    shenimesh me vklere 700 000 euro vetem nje faqe hajne e 62 te tjera me ate si stumbullar!
    I akuzuar per grabitjen e thesarit te shtetit ne Krrabe ne bashkepunim me mijera here
    ne shtypin sghqiptar e anglez!
    Armik djallezor i Reformes ne drejtesi e Vetingut!
    I diskretituar ne mbare Boten, perfshi nga BBC-ne, Euro- News, CNN si hajn me bllok ne dore
    me subtitrim ne gjuhe te ndryshme…
    Nuk e di si ka fytyre te mbaje nje post te tille dhe jo vetem kaq por edhe te mashtroje
    njesoj si Berisha e Lulezim Basha, si Mona Cizmja e Petrit Vasili ….diten per Diell duke
    shtremberuar fjalet e nje politikani qe kaloi stuhite e Hages e sterkembeshat e Vezirit
    te Vogel te Sultan Erdoganit ne Prishtine, Hashim Thacit, qe duhet te jape dorehqjen ose
    duhet shkarkuar me tupana Drenice dhe ceremoni nga Kuvendi i Kosoves per
    megaskandalin skandalin e dorezimit te 6 mesuesve e intektualeve turq ne duart e
    sherbimit sekret turk !
    Hashim Thaci mendoi se kapi qiellin dhe ua rrasi te gjithe shokeve te luftes e
    punes, qe filluan ti duken si milingona por edhe m ilingonat kur grumbullohen
    shume e zhbejne edhe elefantin per ceshtje minutash !
    Mendja e madhe e zeza e te zot, thote sovrani yne filozof .
    Do te ishte edhe ne nderin e Ilir Metes ta bente te njejten gje para se ti beje shoqeri
    Berishes, Xenit, Adriatik Palles…. ne resortin e Recit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje